• |
ide | kryesore

Basha: Do të denoncojmë me emra oligarkët që i shmangen faturimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp foli për krizën energjetike të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Bashës vendi nuk është aspak në krizë energjetike, por keqmenaxhimi i qeverisë ka rënduar xhepat e qytetarëve.

Ndërsa u pyet,- se a do të tregojë me emra oligarkët për të cilët më herët ai ka ngritur akuza se i shmangen faturimit, kryedemokrati tha,- se PD do të jetë e hapur për të botuar emrat e çdo rasti që do të denoncohet.

“Ne do të jemi të hapur që të botojmë emrat e çdokujt që denoncohet se po nën faturohet. Paratë merren në forma të ndryshme, njëra prej tyre është kur shpenzon 1 milion euro dhe fatura i shkon më pak. Dikush tjetër mund të marrë para për sondazhe fallco. Kjo është kapja e shtetit dhe ndërthurja e interesave kriminale. Për budallenj nuk bëjnë dot as shqiptarët dhe as Partinë Demokratike”, përfundoi Basha.



5 Comments

  1. ⚠️⚠️⚠️ Kujdes mos biesh…
    Pffffffffffffffffffffffffffffff
    Vetem shprese tek….
    ☝️??
    Katastrofe…. pa fund ne çdo cep….

  2. o Lapsi po keni mbush portalin vetem me lajmet boshe te Bashibozukut apo keshtu ju eshte dhene porosia qe ti beni pak reklame

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *