• |
ide | kryesore

Çfarë vendosi gjykata për Cristiano Ronaldo pas akuzave për përdhunim

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjykatësi ka mbajtur anën e avokatëve të Cristiano Ronaldos për pretendimet se ka abuzuar me një modele të quajtur Kathryn Mayorga, në një hotel në Las Vegas në vitin 2009. Gruaja kërkonte një dëmshpërblim prej më shumë se 375,000 dollarësh, ndërsa Ronaldo i ka mohuar gjithmonë akuzat.

Gjyqtari Daniel Albregts, i cili e ka shqyrtuar çështjen para se një gjyqtar i veçantë të marrë një vendim përfundimtar, thotë se provat e bazuara në komunikimet midis Ronaldos dhe ekipit të tij ligjor, të publikuara nga rrjedhja e të dhënave të Football Leaks nuk duhet të ishin përdorur në këtë rast. Dhe për këtë fajëson avokatin e Mayorga-s, Leslie Mark Stovall.

“Hedhja poshtë e çështjes së Mayorga për sjelljen e papërshtatshme të avokatit të saj është një rezultat i ashpër,” shkroi Albregts në rekomandimin e tij për gjyqtarin e rrethit amerikan Jennifer Dorsey. “Por, për fat të keq, është sanksioni i vetëm i përshtatshëm për të siguruar integritetin e procesit gjyqësor. Stovall ka vepruar me keqbesim në dëm të klientes së tij – dhe profesionit të tij,” vendosi Albregts.

Avokati i Ronaldos në Las Vegas, Peter Christiansen, publikoi një deklaratë duke thënë se ekipi ligjor i Ronaldos ishte “i kënaqur me shqyrtimin e hollësishëm të gjykatës … dhe gatishmërinë e saj për të zbatuar drejtësisht ligjin në fakte dhe për të rekomanduar pushimin e çështjes civile kundër Ronaldo-s.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *