• |
ide | kryesore

Koulibaly, mbështet FIFA-n: “Botërori çdo dy vjet, është diçka e mirë për skuadrat afrikane”

-Instant, Sport



Kalidou Koulibaly, mbrojtësi dhe kapiteni i Senegalit, është në harmoni me idenë e FIFA-s për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet, sepse ai beson se kjo mund t’u japë më shumë mundësi ekipeve afrikane. “Është një gjë pozitive për numrin e ekipeve afrikane,” tha lojtari i Napolit pas fitores 4-1 të Senegalit ndaj Namibisë, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset në Katar 2022. Pesë skuadra afrikane në Kupën e Botës nuk janë të mjaftueshme, tha Koulibaly, duke theksuar se “Afrika meriton të ketë më shumë ekipe”.

Sipas mbrojtësit, një Kupë Bote çdo dy vjet do të zvogëlonte numrin e ndeshjeve miqësore. “Ne tashmë ishim duke luajtur shumë dhe, me këtë ide të re, mund të ketë më pak angazhime për ne lojtarët,” tha ai, duke kërkuar që ideja të merret parasysh, duke e ndarë atë me sa më shumë kolegë të jetë e mundur. Por nëse kapiteni i Senegalit mbështet idenë e FIFA-s, kundër ka dalë trajneri i tij Aliou Cissé.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *