• |
ide | kryesore

Akuzat më të forta kundër Berishës nga mbështetësit e Bashës

-Instant, Arkiva, Kryesore

Në luftën e egër që ka kapluar opozitën mes Berishës dhe Bashës ka edhe nga ata zëra publikë që janë renditur pro kryetarit aktual kundër kryqëzatës së liderit historik. Ka mes tyre zyrtarë të PD-së, ka nga ata që figurojnë në borderonë e kësaj partie, pasi kanë konsumuar dhe grimcat e fundit tek LSI-a, ka idealistë që mendojnë se do  të ishte katastrofë për PD një rikthim tek berishizmi, ka dhe ata që e konsiderojnë tabu kundërshtimin e diplomatëve amerikanë.


Lexo me tej:


Përjashtimi i Nokës/ Kush po e sulmon dhe pse fshihet Basha?

Lapsi.al është përpjekur të bëjë një përmbledhje të ideve që qarkullojnë në ‘basho-sferë”, duke qëmtuar në qëndrimet që kanë mbajtur editorialistët e zakonshëm të shtypit që janë shprehur kundër aksionit dhe foltores së Berishës. Pra ne jemi përpjekur të qmtojmë mendimet dhe idetë pavarësisht nga personi që i ka artikuluar ato. 

Deputeti më i ri i demokratëve, Agron Gjekmarkaj, një nga kritikët e parë të aksionit të Berishës, i cili ka deklaruar publikikisht se do ta ndërpresë angazhimin e tij politik nëse këtë beteje e fiton doktori e ka zhlerëzuar lëvizjen e tij duke u nisur nga fakti se ajo ka një shtysë vetjake. “Këtë proces ndryshimi nuk mund ta drejtojë Sali Berisha për aq kohë sa shtysë është interesi krejt personal. PD-ja ka nevojë për bashkim të gjerë njerëzish e alternativash, por jo si masë karshillëku ndaj SHBA-së….Nëse në krye të saj sot rikthehej Sali Berisha 77 vjeç ose një kukull e tij shanset e saj për të ardhur në pushtet janë zero, po kaq zero pranimi nga SHBA-ja” mendon ai.

Për  opinionistin Ergys Mërtiri të dy pjesët e PD së që po ndeshen tani duhet të ishin divorcuar shumë më herët pasi ato kanë qasje dhe filozofi të ndryshme. “Nga njëra anë kemi një PD radikale, berishiste, e cila kërkon një opozitë konfliktuale, revanshiste që këmbëngul me kokëfortësi në qëndrimet e saj, pa pranuar asnjë kompromis me realitetin”. Duke e kragasuar me PD të cilës i prin Basha “që kërkon një politikë normale, institucionale e racionale, ku opozita nuk projektohet si rezistencë luftarake, por si alternativë për pushtet”, Mërtiri bën edhe profilin e rymës berishiste: “Ajo i kundërvihet mjedisit përreth me një gjuhë agresive, linçuese, demaskuese, mbështetur mbi teori konspirative, e prirur të zgjerojë rrethin e armiqve ndërsa mban shtrënguar radhët e përkrahësve. E fiksuar mbi kauza dhe vokacione periferike, pa interes për një publik jopartiak, ajo priret drejt fondamentalizmit, tek i cili strehohet për të bindur veten se është në rrugë të drejtë, në kushtet kur nuk gjen përkrahje të gjerë shoqërore” shkruan ai.

Pak a shumë të njëjtin përcaktim për këtë grupim politik ka edhe një opinionist tepër aktiv në rrjetet sociale Vehap Kola. Ai e përshkruan flusin e lëvizjes së Berishës si një nismë pa të ardhme: “Objektifikimi i idesë së tyre politike tek z. Berisha e vulos edhe fatin e tyre si një rrymë romantike që është e destinuar të shkojë drejt zhdukjes në politikë. Sepse njerëzit nuk janë të përjetshëm, idetë edhe janë” thotë ai.

Andi Bushati:Pse edhe në më të keqen e saj “foltorja” e Berishës është me e shëndetshme se gjumi i Bashës

Ndërsa Artur Zheji që u rikthye si pro bashist që para zgjedhjeve mendon se pushteti i konsumuar i rilindasve të Ramës fërkon duart nga përçarja qëBerisha po i bën opozitës. Edhe në emisionet televizive edhe me shkrim ai fshikullon mendësinë konsprative të doktorrit që i buron nga pezmi i tij: “fabula e Doktorit” me argumente konspiracioni (marrëveshje e fshehtë Soros-Rama-Basha) dhe me një thikë që ngulet pas shpine, duket se po konsumohet me shpejtësi dhe po bie në përsëritje. Sepse është e madhe ngarkesa e tij emocionale, shpërthyese dhe pa vetëpërmbajtje. Me agresivitetin e tij të njohur, Doktori duket se i shkoi deri në fund mllefit të tij të papërmbajtshëm anti-Basha.

Kurse Preç Zogaj e ka bazuar krejt objeksionin që ai i bën Berishës në funksion të paprekshmërisë së politikave amerikane që ai ka në qendër të analizës së tij. Sipas Zogajt nëse berisha fiton PD-ja do të izolohej ndërkombëtarisht: “Sikur e gjithë anëtarësia e PD-së dhe mbarë votuesit e saj të bëhen në një mendje. Përtej fjalëve, në versionin e suksesit, kjo lëvizje s’do të bënte gjë tjetër veç do të zhvlerësonte sa të mundte instrumentin e shpalljes non gratta dhe do të rikthente në një nivel të panjohur deri sot krizën dhe luftën e ftohtë mes SHBA dhe PDSH-së.

Nuk duhet shumë inteligjencë për të kuptuar se kjo është një lojë e rrezikshme hëm për shanset e mposhtjes së pandëshkueshmërisë, hëm me zjarrin. Me shanset në kuptimin që gjithë të korruptuarit dhe të pasuruarit me abuzime dhe me mjete të tjera kriminale në Shqipëri, që presupozohen si kandidatë të mundshëm për t’u shpallur non gratta apo janë tashmë të nominuar si të tillë nga Departamenti i Shtetit, mezi po presin që Berisha ta fitojë me militantë betejën e tij dhe prej këtij momenti t’i tregojnë bërrylin non gratta. Pse jo të qeshin me të. Me zjarrin në kuptimin e pasojave të izolimit të PD nga SHBA” shkruan ai.

Pra këto janë argumentat kryesorë të atyre që e kritikojnë lëvizjen e berishës ndonëse ajo po ka një jehonë jo të zakonte në bazën e PD-së dhe se ne sondazhe rritja e liderit historik po shkon në përpjestim të drejtë me rënien e pikëve të Bashës.

©Lapsi.al

 

 

32 Comments

  1. NA HENGSHIT MUTIN O KURVA ME PAGESE QE KTHENI BYTHEN ME KEQ SE NJE PROSTITUTE KUR SHIKONI SHUMEN E LEKEVE NE TAVOLINE . PESHTIROSJE PER BURRECER ME MINIFUND

  2. Makineria e shtetit dhe e mafies po fut ne mes parate . Kuptohet kerkon njerez qe shesin menderen . Per fat te keq te tille bura ne kete vend gjen plot , mjafton te kesh ne dispozicion leket . Ajo qe ta shpif tek keta mendereshitur jane argumentet e tyre bajate . Keta duan statuskuo , keta jane me te keqinje se basha por edhe me te keqin se vete palloshi .

  3. Nga “foltoret” e Berishës asgjë nuk vlen, asgjë s’po ndodh e, megjithatë, gjithçka po ndodh. Sa shumë shpërfillshmëri nga opinjoni i gjërë publik. Në një mjedis aspak të qytetëruara e të mendësisë së luftës “partizane”, ish komunisti Berisha beson se ka pretendimin për të udhëhequr “të djathtën” bazuar në grupin e vet të vlerave. Në këtë ambjent anarkik vlerash në PD, janë premisat e një fillim i mirë për fillimin “ e betejes historiko-kulturore-civilizuese në nivel partiak”. Parullat e sallave dhe memet e mediave sociale nuk janë zëvendësim i intelektualizmit politik. Ka nje problem madhor në “foltoret” e Berishës ku termat “e majta dhe e djathta” janë të keqkuptuar,dhe janë ngatërruar në polemika të shumta e të kota. Berisha ka një tendencë për të fajësuar agjendat e majta të quajtura “Soriane” të cilët sollën situatën kaotike shpërthyese në PD. Arsyet janë shume më shumë se kaq dhe ai është më kryesori. Po çfarë dëshiron konkretisht Berisha plak? Pavdekshmëri! E pa mundër dhe ai është i vdekshëm si të gjithë ne. Pa dyshim, edhe ai vetë e ka të vështirë ta perceptojë situatën ku e ka futur veten. Më shumë se kurrë, ai ndjen peshën e luftës absurde plitike që po bën, i dhemb ftohja që ndjen nga distancimi i PD së arsyeshme, qytetëruse, e tmerron lodhja e ftohja e opinionit publik me të, e sidomos injorimi ndërkombëtar. Për shqiptarët sot analiza historike e politikës amerikane është e pakundërshtueshme e mbizotëruese, dhe jemi të bindur për mirë në paradigmën historiko-filozofike se” Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë udhëheqëse e botës së lirë e demokratike”. E pra, dije Z. Berisha se sa herë do të na duhet të zgjedhim, ne shqiptarët do të zgjedhim Evropën dhe Amerikën dhe jo anarkine tënde pseudopolitike-patriarkale .

    1. Nuk e kuptoj se ku e merr argumentin t dhe ë drejtën të gjykosh Berishën duke e krahasuar me Bashën?!

      Çfarë është intelektualizmi politik!!!! Çfarë është intelektuali, rogtarët e partive!!! Intelektuali i vërtetë nuk bën pjesë në parti politike.
      Intelektualët shqiptarë janë një lloj paraziti i shoqërive moderne, (mbase edhe ti je një i tillë), që si produkt kanë vetëm llogje dhe retorikë, njëlloj si ti në këtë koment.
      Në gjendjen ku është katandisur Shqipëria a ka ndonjë intelektual bythëpambuk që mund të luftojë kundër mafies rilindase? Për çfarë mutin më duhet një intelektual si Basha që humb në 4 zgjedhje dhe as e e vret mendjen se ku është katandisur Shqipëria.

      Ti shkruan: “… i dhemb ftohja që ndjen nga distancimi i PD së arsyeshme, qytetëruse…”, Po kush qenka kjo PD e arsyeshme dhe qytetëruese!!!!! ndonjë elitë krijuese apo prodhuese, apo ca gjysëm të arsimuar karrieristë që merakun e kanë vetëm te interesi vetjak?
      Termin “Ftohja” që përmend, nuk e kuptoj se ku e shikon ti, aq më tepër se “Foltoret”, treguan të kundërtën. pra ky argument është i pavërtetë, dhe gjithë komenty yt nuk ka asnjë të vërtetë, mjafton të shohësh gjallërimin që ka ndodhur jo vetëm në PD por te shumica e shqiptarëve, që shikojnë te Berisha të vetmin Institucion që mund të shembë regjimin hajdut e antikombëtar të rilindjes neokomuniste.

      Ti shkruarn”Për shqiptarët sot analiza historike e politikës amerikane është e pakundërshtueshme e mbizotëruese, dhe jemi të bindur për mirë në paradigmën historiko-filozofike se” Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë udhëheqëse e botës së lirë e demokratike”. !!!!! Çfarë qenka kjo analiza historike e politikës amerikane!!!!! Vetëm një idiot a një injorant nuk ka kurrë dyshime, mjafton shembulli i Afganistanit, reformës në drejtësi, Peshqit e Donald LU që të vesh në dyshim që këta emigrantët ambasadorë amerikanë sorrosianë nuk janë Amerika, Amerika është IDEAL, jo individë langaraqë si 2 ambasadorët e fundit amerikanë që asgjë nuk kanë nga ideali amerikan.

      1. Hahahaha. Shumica e shqiptareve shpresojne te Berisha ne rrezimin e Rames. Ne mos naivitet eshte nje idiotesi intelektuali qe sa ka filluar ti thote peldafit, pilaf. Nje i korruptuar dhe vrases i qytetareve te tij nuk mund te rrezoje nje tjeter te korruptuar si Rama. Te pakten ky i fundit nuk i ndoti duart me vrasje te qytetareve te tij.

  4. Une do isha plotesisht ndakort me Agron Gjekmarkaj .Po te me jap zgjidhje tjeter me te mire une jam PD-IS I DJATHTE DHE AI TE ME JAP NJE ZGJIDHJE Agron Gjekmarkaj SE SI FITON PD se si BASHA DHE Agron Gjekmarkaj Rrezojne RAMEN RAMA NUK RREZOHET ME BASHEN ME KETE E SHIKON DHE BUFI PER 1000 ARSYEJE.DHE BERISHA SE MERITON ATE VEND PORAMA ESHTE 1-NJESHI I PASHMAGSHEM VETEM BURGU PADREJTESUSHT.

  5. Këta janë analista mediatik, pa peshë në elektorat.
    Mund të nxirrni deklarata të deputetëve ose personaliteteve politike që kanë luftuar këto 8 vite në opozitë me Bashën dhe kanë patur rezultate ?

  6. Plotësisht dakord me yurin.Alternativa më e mirë Basha!!!Po problemi është që nuk fiton.Pra nuk fiton nuk jep dorëheqje dhe sillet si autokrat brenda Pd pa respektuar statutin dhe forumet. Kjo është alternativa?Do ik po që se fiton Berisha thotë. Po ti ske qënë asnjëherë në Pd.Denigron Berishën që nga ana intelektuale je shekuj prapa tij.

  7. Zhei ishte i pari qe tha Basha i duhet opozites pa mbaruar zgjedhjet zogu dihet
    Po dhe merua me bashen esht Gjekmarkaj e çoi rama ne list per shoqeri qe rama ka me gruan e tij

  8. Po merrem vetem argumentin manikeist te Mertirit. Problemi eshte qe ai idealizon shume. As Basha nuk eshte modern, racional institucional apo konsensual( Si mund te jete i tille njeriu qe vishet si drejtor shkollash socialiste, beri dy marreveshje idiote vete-shkaterruese, braktisi parlamentin, bojkotoi zgjedhjet dhe kercenon me mosnjohje nje kuvend te thirrur ne perputhje me statutin, dhe nuk ja ka dale te mbledhe as voten tradicionale te djathte e lere me te shkoje pertej.) dhe as Berisha nuk eshte tamam lideri thjesht konfliktual dhe me mendesi konspirative. Berisha ne fakt ka shume mantele. Eshte i njejti qe mban fjalim mes plumbash, por edhe qe hyn ne marreveshje me Nanon, qeveris me Meten dhe qe ben reformen me te thelle kushtetuese me Ramen. Te treja levizje fituese. E verteta eshte qe Berisha e mund Bashen edhe si radikal edhe si pragmatist. Kete e kemi te qarte sepse te dy i kane provuar te dyja rruget dhe diferenca ne rezultate eshte e qarte. Njeri ka qeverisur 13 vjet, tjetri zero.
    Mertiri thjesht ka pershkruar dy arketipet kundervenese qe qarkullojne sot ne perendim (centristi vs populisti) dhe eshte sforcuar t’ja aplikoje ndarjes sot ne te djathte. Nuk qendron fare. Sigurisht Berisha per arsye pragmatike mund te shkoje full populist (e beri nje flirt te vogel me Steve Bannon) por ky nuk eshte ndonje cen i pashlyeshem i natyres se tij politike.
    Kjo eshte teme tjeter por Shqiperise mbase i duhet nje revolucion populist dhe e pata shpreh qe para zgjedhjeve se duke pare si po shkojne punet mund dhe duhet te shkojme ne ate rruge. Efekti i Kokalarit ne nje pjese te mire te publikut eshte real.

    1. O Neri ziu !
      Më ke bërë për të qeshur kur si të keqe të madhe të Bashës, që në fillim të komentit tënd, ke vënë konstatimin se ai vishet si “drejtor shkolle”
      Basha vishet në fakt njëlloj si të gjithë liderët europianë.
      Po Berisha si vishet ?
      Edhe ai po ashtu me veshje normale serioze për zyrtarët e lartë
      Me këtë lloj subjektivizmi primitiv, do ta nxirnim kancelaren gjermane Merkel, jo si “drejtore shkolle” për nga veshja, po si kryetare kooperative në Lushnje.
      Në fakt, nëse do ti përmbahemi realitetit. i vetmi politikan i shtetit shqiptar e në të gjithë Europën që vishet si karagjoz, me poture, atlete sportive e këmisha të lëshuara mbi poturet, është Edvin Rama.
      Por qoftë edhe për këtë palaçollëk të tij, a mos duhet të meremi me veshjet e dymetroshit për të zbuluar këtu thelbin e gjithë të këqijave të tij në qeverisje ?

      1. Une e vura ne dukje per te kundershtu percaktimin e Bashes si modern nga Mertiri. Nuk di njeri ta kete konsideruar Merkel si ‘moderne’ meqe ra fjala. Moderniteti, qe nuk eshte kurrsesi vlere ne vetvete, eshte term i mjegullt me te cilin secili kupton ate qe do ( dikush quan moderne revolten populiste kunder rendit global liberal psh. sepse kjo eshte risia, nje tjeter quan nje lloj forme te marksizmit kulturor, politiken e grupit, ambjentalizmin etj.)por ne planin me siperfaqesore te gjithe bien dakord qe moderniteti lidhet me mjetet e percimit te mesazhit politik. Me ate stil veshjeje bajat nga njera ane, dhe analfabetizmin e tij lidhur me rrjetet sociale nga ana tjeter, Bashe ziu mund te quhet i ri, por kurrsesi modern.

  9. Kam pas simpati por nuk e dija apo ta kisha kuptuar qe Zheji qenka byth lekundur
    Ky vend eshte bere si mos me keq , burra qe dredhin sipas interesit pa thuer akoma shpinen .
    Te genjejne dhe te shohin ne kokordhok te syrit . Keta jane shuuuuuuume te frikshem .

  10. Koment interesant i njerit prej komenturseve siper lidhur me veshjen e Bashes – vishet si drejtor shkolle i komunizmit. Kete detaj e kam vene re edhe une te jem i sincerte dhe quditem me ate njeri qe eshte edukuar ne Hollande, gjithsesi kjo nuk eshte aq e rendesishme sesa vlerat dhe idete qe mbart njeriu.
    Sa per keto analizat e ketyre do thoja nje fakt te thjesht fare, mjafton qe Basha te fitonte zgjedhjet ne 2017 ose ato te fundit dhe ai sot do ishte kryeminister dhe te gjitha keto sdo kishin ndodhur.
    Tashi keta mendje ndriturit harrojne humbjet e njepasnjeshme dhe madje te fyejne edhe inteligjencen, te rrije Basha te thone por se cfare do te beje askush se di, pervec fjalimeve romantike te Agronit dhe filozofive patetike te Grides ne Kuvend nderkohe qe KM merr borgj, qe i cili ka kaluar 100 %, dhe shqiperia eshte ne prag te kolapsit ekonomik. Keta me duken si puna e ati gomarit qe po e hante ujku dhe thonte “Zot beje enderr” edhe keta luten “Zot beje qe Edi Rama te bije nga pushteti”.
    Kush nga demokratet dhe shqiptaret sdo donte nje elite politike krejtesisht te re dhe perendimore por keta kemi dhe s’eshte fare faji i tyre per sa kohe votohen. Keta harrojne se Edi Rama eshte 23 vite ne pushtet, Ilir Floriri tash 30 vite qe nderron karriget dhe eshte per me teper vulg.

  11. Te besosh tek Basha dhe akoma me keq te mundohesh tu mbushesh mendjen te tjereve se kete radhe i njejti eksperiment do sjelle rezultat te ndryshem nga ato te meparshmet eshte utopike . Basha perveçse nje humbes i lindur , tashme eshte bere i pabesueshem ne gjithçka thote e bene .
    Çdo njeri eshte i lire te thote ate qe mendon por per njerezit me infuence e sidomos analistet e pavarur , fjalet para se ti thone duhet ti rrotullojne a ti rimendojne ne koke shume here . Ndoshta Berisha nuk eshte zgjidhja me e mire por e sigurt eshte se Basha nuk eshte zgjidhja .

  12. Shifrat/ Grupi i Berishës me humbësit më të mëdhenj në zgjedhje, nga Gjata me 449 vota tek Shehu, Paloka, Noka dhe Spaho që fundosën PD më 2021

  13. Si puna ketyre karnalisteve Berisha i ben ne mengjes, prandaj mos harxho rrjeshta kot o Bushat. Saliu mund te kete mekatet e veta por eshte i vetmi qe mund ti japi shprese opozites, po pritet per Lulin do tju mbije bari mbi koke

  14. Te 4 keta anal-ist jan per te qare hallin ,gjonmarkaj thote po fitoi berisha une iki,hajde rrotkar oce hajde,kujton ti se ke dashur ndonjeher PD,largimi yt i sjell vota PD,apo Preci qe pranon se dikur ka ngren nje luge corb te prishur apo zheji qe ka bredh 4 parti deri me tash ,ate tjetrin nuk ja vlen ta permendesh ,ai eshte kot fare.
    O anal- ist bythlepirsa me bashen as per 20 vjet nuk vjen ne pushtet opozita,ai nuk eshte burre por bure qe edhe kur qesh dicka fsheh eshte mashtrues ordiner holandez qe perfiton pa firmosur askund por ka detyr me mbajt PD ne opozit,kjo kuptohet leht nga ata qe kane mbaruar 8 klase shkolle.

  15. Thelbi i kundershtise ndaj Berishes nga mbeshtetesit e Bashes eshte se nese perkrahet dhe fiton rryma

    Berishes te cilen e mbeshtetin mbi 75 perqind e anertaresise dhe e votuesve te PD-se, , atehere

    mbi PD-ne do leshohen rrufete e Zeusit- Amerike dhe per pasoje Rama do jete e vetmja alternative dhe

    do mbreteroje i qete me mbeshtetjen amerikane pavaresisht se ka ndertuar nje regjim, pavaresisht se

    regjimi i tij eshte i korruptuar koke e kembe sipas vete DASH, pavaresisht se Shqiperine e ka

    kthyer ne qendren operacionale te krimit e trafikut po sipas DASH, pavaresisht se qindra e mijera

    familje jane ne prag te urise dhe vuajne edhe per buken e gojes, pavaresisht shpopullimit te programuar te

    Shqiperise e pavaresisht te gjitha zollumeve qe duhet nje nate dimri per ti permendur te gjitha.

    Por ama te gjithe perkrahesit e Bashes dhe vete Basha kane ddeklarur se ndaj Berishes eshte bere

    nje padrejtesi, se Berisha perfaqeson lavdine e sukseset e e arritjet historike te PD-se. ketu ka nje

    kontradikte te thelle. Sepse keta kerkojne qe per te zbutur merine e Amerikes duhet bere nje kurban

    dhe kurbani me i mire do jete dashi i kembores se PD*se, vete lideri historik Sali Berisha. Kjo jo vetem

    eshte amorale, e padrejte dhe e papranueshme por edhe jo frytdhenese, sepse vete goditja ndaj

    Berishes e inicuar nga Rama e mbeshtetesit e tij te pertejoqeanit eshte bere pikesepari per te goditur

    opoziten, per ta percare e dobesuar ate, per ta lene popullin opozitar te paperfaqesuar dhe per ti

    hap rrugen pushtetit te pakufishem te KM-se e rilindjes. Opozita nuk eshte qellim ne vervete, te

    gjithe do ishim dakort qe te ike Berisha dhe te shkrihet PD-ja dhe Rama e rilindja te qeveriste

    pambarimisht nese Amerika do na garantonte se qeverisja e rilindjes e Rames do te ishte

    nga populli, me popullin e per popullin sic e ka thene Abraham Linkoln dhe jo nje qeverisje anti-

    popullore, e korruptuar qe zhvat qytetaret e punon vetem per ineresat e veta dhe kunder interesave

    te populli, qe fut ne burg njerzit se nderrojne dy tjegulla ne cati dhe lirion kriminelet, qe punon

    per tua bere jeten sa me te veshtire njerzve me qellim qe ti largoje nga Shqiperia. Por Amerika nuk po

    thote kete, nuk po na garanton kete, ajo po thote largoni Berishen e per pasoje edhe perkrahesit e

    opozites qe Rama te mbreteroje i qete e i patrazuar nga opozita. Amerika po na thote se eshte me

    mire per ne te mos e ngreme as koken as zerin e te nenshtrohemi pa kushte ketij regjimi. Po kur

    njeriu nuk ka buke te haje, jo vetem nuk pyet per Ameriken por as per Zotin. Cfare i prish pune

    atij qe eshte i papune, atij qe eshte i pastrehe, atij qe s’ka me se ushqeje e te veshmbathe femijet

    atij qe s’ka me se te bleje ilacet, atij qe s]ka me se te paguaje as varrimin, nese cilesohet anti apo

    pro amerikan. Cfare i prish pune atij meria apo simpatia amerikane ?

  16. Keshtu, Sali Berisha në betejën e tij kundër Lulzim Bashës, e bën atë përgjegjës edhe për djegien e mandateve te deputetit, ne fillimin e vitit 2019.

    Sipas tij, ai veprim bëri që Rama të fitonte mandatin e tretë.

    Por në fakt, gjashtë muaj më parë, kur nuk ishte prishur ende me Lulzim Bashën, Berisha deklaronte qartë se idenë për djegien e mandateve e ka hedhur i pari ai.

    Pra, është ideatori, ndryshe nga sa thotë sot.O korcari mire te ka ju Kari,por ti je bufala me diplome

  17. Eshte indinjuese dhe peshtiruese te shohesh sesi kjo turme perpiqet te helmoje debatin, duke vjelle vrer ndaj gjithkujt qe, me vullnetin e vet te lire, pozicionohet kunder Berishes. Me kujton gjyqet publike ne kohen e Enverit, ku turmat mblidheshin dhe kerkonin denime me vdekje per te akuzuarit.

  18. Or bushat per ne mjafton qe rames idel ne gjum sala kaq e thjeshte eshte he se harrova smund ti thuash nje luanit pse tani u ngrite Ai pa qe luaneshat spo binin ushqim dhe u ngrit vet apo rama pretendonte se me salen kishte Maru pun hajde o guri hajde

  19. Sali Berisha eshte vetem nje kufome qe shume shpejt do perballet me drejtesine dhe do paguaj per te gjitha vjedhjet,vrasjet,mashtrimet dhe tradhetite e tij Me kot vini si pordha neper breke ju o cecene qe komentoni ketu

  20. po po aty rri ti dhe tek ajo shpreso. sali berisha ka nje veti te lindur, (qe patjeter e kane dhe rama e nano ne menyren e vet). eshte LIDER, grumbullon dhe motivon njerez e turma. Basha nuk e ben dot, nuk fiton dot Asnjehere nuk do fitoje se eshte i lodhur ,ndersa Berisha edhe 80 vjec mund te rimarre pushtetin (nuk habitem) sikunder beri Churchill, qe dhe pse fitoi luften e II boterore, humbi zgjedhjet, iku, dhe disa vjet me vone u rikthye ne moshe te thyer ne DowningStreet 10, por me fuqishem. Sa per statusin NON GRATA, ai pezullohet ne momentin qe Berisha merr statusin e liderit te opozites, dhe terhiqet ne momentin qe Berisha behet kryeminister… ky eshte nje skenar qe mund te ndodhi, dhe seshte aspak i pamundur. shnet

  21. Lulzim Basha meriton një ndëshkim të thellë, si një lider që e ka kandiduar Flamur Nokën për deputet. Një figurinë qesharake, një ish-ministër i paaftë dhe i super korruptuar, një budalla që është simboli i injorancës në politikën shqiptare

  22. Astrit,ne ja kemi pare me kohe,qarin europes kurve.Kujto vetem floke kuqen kroate,qe ishte ambasadore e BE,kujto edhe ate ambasadorin e OSBE,qe i nxorri gishtin shqipareve,shiko edhe rezultatin e integrimit,se si po tallin menderen ,me ne. Ndersa USA,me KLimeten,e sidomos me Luuuuune e famshem,desherojne vetem te jemi nen tutelen e tyre,e nese nuk e arrijne,do tentojne te na bejne shtetin e 51 te tyre.Mbaje veth ne vesh,more Astrit djali.

  23. Te gjithe” anal-istaxhinjte”,e mesiperm,por edhe shume prej komentuesve,thone : Ketu,me dhemb,por edhe ketu,me djeg.-Pra ata nuk duan t’i kundervihen Rames,qe shpirterisht,nuk ndahen dot-prej tij.Por as nje pule,nuk te largohet,nese nuk e perze,qofte edhe duke i bertitur.Vete ajo-pra pula-nuk largohet kurre,,,,,,,,more pula te mjera,qe gabimisht keni lindur ,meshkuj.

  24. E keni pare Zogajn si skuqet ne fytyre si koka e atij mikut qe s’po ia permendi emrin megjithese qendron me lart se Zogaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu