• |
ide | kryesore

Zbulohet urdhri i parë i drejtorit të ri të policisë së shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zbulohet urdhri i parë i drejtorit të ri të policisë së shtetit Gledis Nano. Duket se shqetësimi i parë i tij është pagimi i detyrimit të prapambetur financiar të të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për orët shtesë të punës që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.


Mësohet se Nano u ka dhënë urdhër 12 drejtorive të qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguar për orët jashtë orarit zyrtar.


Të njëjtat burime thanë se këto para do të paguhen nga fondet e policisë, por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Deri tani vetëm 4 drejtori të qarqeve kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Sipas të njëjtave burime synimi është që këto para të paguhen brenda vitit 2021. Nano mori zyrtarisht detyrën si Drejtori i Përgjithshëm, pas largimit të Ardi Veliut. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Nese ka ndonje njeri te afert apo ndonje shok apo koleg qe i degjon fjalen, duhet ti sygjeroi ketij drejtori

    qe te heqe ate mjekren dhe te rruhet sepse keshtu sic i paraqitet publikut sikur eshte nje mafioz apo

    bandit qe te kalle friken, perceptohet shume keq ne publik dhe ben qe te paragjykohet edhe nese ai ka

    vullnetin per te bere gjera te mira.

  2. Injorant shqiptare.Dynjaja nuk din se ke kane per km jo me a dhjeu dhe ku dheu dr i ” policis” A ju jeni k…e te gjith. Parazit mbytur ne borxhe barkun bosh dhe pa pun e pa shkoll.

  3. Vendim i drejtë për një fillim të mbarë. Por problemi kryesor të mendohet e konsiderohet nga policët që do trajtohen me vonesë si dhuratë e partisë!!!!Ata thjeshtë do marin atë që ju takon djersën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu