• |
ide | kryesore

Blinken: Të ecet përpara me bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasada Amerikane në Tiranë, me anë të një postimi në Tëitter, njoftoi se “Sekretari i Shtetit Anthony Blinken u takua me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, si dhe Zv. Presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell dhe shprehu vlerësimin për mbështetjen e qartë e të vazhdueshme për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin për procesin e zgjerimit”.

“Sekretari Blinken nënvizoi nevojën për të ecur përpara me bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane.



1 Comment

  1. Në fund edhe në PD do fitojë Basha dhe linja e tij. Mund edhe të mos fitojë nëse më shumë se gjysma e PD është çmendur. Por atëherë Berisha do sundojë mbi gërmadhat e një partie, dhe britmat e tij nuk do jenë veçse klithmat e korbit mbi shtëpinë që dogji i zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *