• |
ide | kryesore

Rikthimi i Adele thyen rekord në Spotify

-Instant, Paparazzi, Slider



Adele është kthyer pas një pauze pesëvjeçare, dhe është e qartë se dëgjuesve të muzikës kudo i ka marrë malli për të. Javën e kaluar, kantautorja britanike publikoi këngën e saj të re “Easy on Me”, dhe tani thuhet se ka thyer rekordin për shumicën e “streams” në një ditë të vetme në historinë e Spotify.
Sipas platformës, kënga debutoi me 24 milionë “streams” në 24 orë.
“Easy on Me” mundi rekordmenin e mëparshëm, BTS “Butter”, i cili kishte fituar 20.9 milion “streams” në një hark kohor prej 24 orësh.
Më herët ajo ka bërë të ditur se ka përgatitur albumin e saj të katërt, si dhe do të mbajë një koncert televiziv në Las Vegas. Ky koncert do të shënojë shfaqjen e parë live të 33-vjeçares pas katër viteve pauzë, pas turneut të saj rekord në stadium i cili përfundoi në vitin 2017.

Këngëtarja dhe menaxheri i saj kanë qenë në bisedime me ‘BBC America’ për ta transmetuar atë në të gjithë botën. Kjo do të jetë një nga shfaqjet e pakta si pjesë e turneut të saj promovues.

Momentalisht, Adele po shijon lidhjen e saj me Rich Paul. Në shtator, një mik i çiftit deklaroi se romanca e tyre po “bëhet më serioze”.
Çifti konfirmoi romancën e tyre muajin e kaluar pasi u panë në një darkë, pasi dolën në publik në korrik, kur u ulën në fushë në ndeshjen e pestë të Finaleve të NBA në Phoenix, Arizona.
Adele përfundoi divorcin e saj nga Simon në muajin mars dhe çifti ndan kujdestarinë e djalit të saj Angelo, tetë vjeçar. Tashmë, këngëtarja s’e fsheh më partnerin e rri dhe ai është prezent edhe në fotot e saj në rrjete sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *