• |
ide | kryesore

Berisha i rrëzon Bashës “vettingun e politikanëve”: PD nuk mund ti dorëzojë te Rama deputetët e saj

-Instant, Arkiva, Kryesore

Vetëm dy ditë pasi Partia Demokratike dorëzoi në kuvend projektin e detajuar për vettingun e politikanëve dhe pasi Lulzim Basha e mbrojti atë në publik, Sali Berisha e goditur for këtë nismë. Nga foltorja e 11, ajo e Beratit lideri historik i demokratëve e konsideroi si absurde nismën e pasardhësit të vet. “Si mund të vësh pushtetin legjistlativ nën prokurorinë” shtroi pyetjen ai duke shtuar: “Si mund ti dorzosh deputetët e tu tek SPAK politik i Edi Ramës”?


Në vend të kësaj zgjidhjeje që Basha e propozoi me nxitim dhe pa e menduar thellë, Berisha tha se ai është në princip pro vettingut të politikanëve por se një gjë të tillë nuk mund ta bëjë një organ i kapur si Prokuroria Speciale, por komisioni etik i parlamentit.


Lexo me tej:

Berisha nga Berati tregon planin se ç’do të bëjë pas përfundimit të foltoreve

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se propozimi i opozitës dhe i mbështetur nga mazhoranca, për Vettingun në politikë, është i pashembullt.

Lideri historik i demokratëve u shpreh nga Lushja ku pati një ndalesë dhe takoi strukturat e PD, pëpara nisjes së Foltores në Berat, tha se sipas projektligjit, Parlamenti i dorëzohet SPAK-ut dhe deputetët mund të ndiqen penalisht edhe kur nuk ka prova.

Berisha ssqaroi se nuk është kundër Vettingut të politikanëve, por ai mund të bëhet në Parlament nga Komisioni i Etikës, duke mbledhur të dhënat për deputetët nga të gjitha institucionet e vendit.

“Kjo qeveri në mënyrë më të pabesueshme, dramatike, ia ka dalë ç’është e vërteta të kapë peng kreun e opozitës, kreun e PD-së. Dhe ju e shihni vetë. Po marrim vetëm vetëm paketën e fundit, nuk ka turp më të madh në historinë 30 -vjeçare, thonë Parlamentin t’ia dorëzojmë SPAK-ut. Një çmenduri të tillë nuk e kanë as diktaturat, edhe ato e bëjnë në mënyrë pak më të maskuar. T’ju thuash se Vettingun do ta bëjë SPAK-u dhe të thuash se quhet i ndjekur penalisht edhe ai për të cilin nuk gjenden prova, siç është i shkruar në këtë ligj, nuk mund të ketë imagjinatë të një njeriu të lirë që mund të rrokë një propozim të tillë” goditi fort Berisha.

Ndryshe nga viti 2018 kur Edi Rama dhe politikanët përreth tij ishin totalisht kundër këtij propozimi, kryeministri këtë herë e ka lënë të hapur mundësine e diskutimit rreth tij. Pikërisht kjo e ka bërë Berishën të aludojë se këtë herë ka qenë shefi i rilindjes që e ka kërkuar rikthimin e këtij propozimi: Këtë e pëlqen mendja e sëmurë e një njeriu që ka të gjitha pushtetet madje tani ka kapur edhe opozitën për fyti. Ai na imponon propozime të tilla që janë të turpshme për një forcë. Edhe partitë marksiste leniniste ekstreme, nuk do të pranonin një propozim të tillë”.

Me sa duket Berisha i trembet një plani të Bashës për të spastruar kundërshtarët e tij brenda PD-së përmes njerzve të Edi Ramës.

“Foltorja” e Beratit, Berisha paralajmëron protesta masive për rrëzimin e Ramës

“Ai nuk mund të bëhet mbi rregulla policeske që hapin rrugën për marrjen peng të deputetëve. Si mund ti lihet  në dorë një prokurori të gjykojë se u takove me X apo Y dhe të ketë të drejtën që edhe po nuk gjeti prova, të të trajtojë njësoj si një të ndjekur penalisht. Nëse nuk ka prova, thjesht je i pafajshëm”, u shpreh Berisha.

Dy ditë më parë kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një konference për media, deklaroi se duhet të jetë institucioni  i SPAK-ut ai që do të kryejë Vettingun e politikanëve, në mënyrë që të bëhet shkëputje e krimit të organizuar nga politika.

Ndryshimi i Kushtetutës/ Çfarë synojnë propozimet e Bashës

Basha theksoi se SPAK duhet të marrë si fillim më shumë se 200 politikanë të lartë, deputetë, kryetarët e bashkive, kryeministrin, kreun e kuvendit dhe t’i fusë në sitën e kontrollit të imtësimesh, sa i përket lidhjeve të mundshme me krimin e organizuar.

Por pikërisht futja në lojë e SPAK, që njihet tashmë për anshmërinë e tij të skajshme dhe frika se deputetët mund të seleksionohen sipas urdhrave të shefit të qeverisë, e ka bërë berishën të rreshtohet fort kundër nismës që PD ka shpënë në kuvend. 

©Lapsi.al

19 Comments

  1. Vetingu i deputeteve eshte absurd sepse punedhenesi i tyre eshte publiku. Vettingu eshte proces qe i merr vendimet ndeshkuese bazuar ne vleresimet e pozites morale dhe profesionale te subjekteve. Ne lidhje me deputetet keto lloj vendimesh nuk i merr nje trupe burokratesh por publiku.

    1. “Çfarë thotë Partia bën Populli e çfarë don Populli bën Partia”
      Me këtë thënie mashtroi popullin shqiptar për 47 vite diktatura komuniste enveriste.

      Nëse do ta ngushtonim këtë parullë vetëm për drejtësinë, do të thonim se në ato 47 vite zbatohej kjo drejtësi :
      “Çfarë thoshte Enveri, bënte Arianiti e Sigurimi, e çfarë deshën Sigurimi e e gjithë kriminelët sigurimsa, bënte Enveri”

      Edhe sot ndoshta po përsëritet historia, por në drejtësinë shqiptare kanë pjesën e vetë edhe partitë e majta e të djathta euroamerikane.

  2. Afërmendsh duhet të jesh idiot ti lesh vetingun e deputetëve të tu spakarëve dhe rilindorëve të Ramës që kanë pushtuar çdo institucion falë reformës sorosiane në ç’drejtësi.

    Çfarë do bëjë ky veting diçka më ndryshe nga dekriminalizimi? Asgjë, propagandë dhe gjueti shtrigash e diskretitim kundërshtarësh politik.

    1. Po si ca do beje…
      Kaq e vogel sac eshte Shqiperia dhe me kete kriminalitet qe ka, eshte e pa mundur qe te gjesh ndonje Shqipetar qe nuk ka lidhje me personat nga bota e krimit.
      Nese kalon ky ligj atehere deputetet do i zgjedhi “Rilindja” e jo me Populli dhe Pluralizmi Politik do te vdese nje her e pergjithmone.
      Nuk kane nevoj politikanet per dekriminalizim, mjafton vetem te behet trasparence per pasurine, e tyre dhe te te afermve.

  3. Të gjithë e kanë një ditë të tyre që e kuptojnë që Sali Berisha është një kriminel. Mund ta kuptojnë për arsye personale, politike, shtetërore apo ndërkombëtare, kjo ka pak rëndësi. Rëndësi ka që Sali Berisha të izolohet dhe shqiptarët të kuptojnë që ai nuk është duke luftuar për demokraci, por për të përdorur demokratët shqiptarë si talibanë kundër SHBA.

    1. Ashtu eshte o i paloqe i ores 23:24, sepse o mut i mutit i hale qeverise ; Shqiptaret qe te shkerdhejne ty dhe fisin t’end bastarard, nuk koptojne sa ti, o biri, i kurves!

  4. Partia ka institucionet e saj për statutin dhe procedurat. Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunkier për hallet e tij personale,mire qe jeni shpellkare por jeni dhe BythQira qe hani edhe mut gjithe diten o rrace e qelbur me emra firmash

  5. Lexova titullin e nje fare Mertiri ne Panorama: “Ç’do ti jape foltorja PD”se.Meret vesh qe nuk shkova me tej. Ky fare i shkruesi hartimesh te kohes se ppshurres, nuk shkon me larg se shurra ku eshte formua…. Ç’ te them une kur ky nuk kupton (ose ben zagarin e doçit) se cilado zgjidhke eshte me e mire se ajo qe kabere zari i hajdutit ne tete vjet. O, Mertir, o qen rrugesh; mos i merr njerzit per leshko, sepse fyen e pastaj te sulen ty me te gjitha fjalet qe ndoshta. te ofendojne, ne paç dinjitet. Tung, o trung.

    1. Ti qen dhe qente qe te ndersejne ty , i hani mutin Berishes, se ai i vetem e ka trguar se kush eshte dhe do ju shkerdheje te gjtheve,o kurva te kombit.. Poshte rraca juaj hajdutee tradhetare……E di qe nuk ju bejne pershtypje denigirimet qe ju atribuoj, sepse ndryshe nuk do ishit kerrmat qe jeni. Se shpejti Shqiperia do lirohet prej jush o fisqira. Mos harroni o gej, se edhe pa asnje mbesjhtejte tjeter politike Berisha ,ka gjithe popullin qe nuk pret rast tjeter vetm te’ju hedhe ju ne plehra dhe burg qe te paguani te gjtha hajnite qe keni bere. Ne gop te semes te gjitha ata qe bejne komente pro hajduterise e tradhetetareve te Shqiperise. …..QENER!!!

      ….

  6. A duhet SPAK apo një “Komision etik” i parlamentit që të ndëshkojë politikanët e korruptuar në Shqipëri ?
    Tashmë është një fakt i provuar se “komisionet hetimore” të Kuvendit, bllokohen haptazi nga Rama.
    Po e njejta gjë po ndodh edhe me SPAK ku ose ndëshkohen cironkat e krimit, ose politikanët e opozitës.
    Faktikisht, ligjërisht e normalisht, asnjë komision hetimor i parlamentit nuk mund të japë vendime për denimin e politikanëve të korruptuar apo të lidhur me krimin.
    Këto komisione thjeshtë grumbullojnë fakte duke e pasur të drejtën ligjore për të hetuar, ama fundi i fundit është drejtësia apo SPAK ai që do të vlerësojë këto fakte e do të marë vendime.
    Ligjërisht fati i vendimeve të komisioneve hetimore apo “etike” të Kuvendit, varet nga kartonat e shumicës parlamentare e në Shqipëri e ashtuquajtura shumicë është baraz me një njeri, kryeministrin dymetrosh.
    SPAK vërtetë që ka me shumicë prokurorë që janë shtojca të PS në pushtet, ama ka ndërmjet tyre prokurorë të cilët nuk janë të kapur nga politika, e nëse BKH ju sjell fakte flagrante, mund të arrestojnë edhe kryeministrin. apo ish kryeministra.
    Nuk kanë lënë gjë pa thënë e akuza pa bërë Rama e vartësit e tij për politikanët kundërshtarë në 8 vitet e pushtetit të tyre.
    Duke pasur nën kontroll edhe drejtësinë, e kanë pasur mundësinë që të dënonin liderët opozitarë si të deshën.
    Përse nuk ka ndodhur kjo ?
    Sepse akuzat kanë qenë të pa vërteta e të pa faktuara.
    Në gjykimin tim, cilido politikan , i majtë apo i djathtë qoftë, ndonëse SPAK ka dhënë shenja anësie për të majtën, nëse e është tërësisht i pastër moralisht, nuk ka sepse ti druhet përballjes edhe me te.
    Hetimeve i druhen vetëm ata që “kanë mizën nën kësulë”.
    Përse i druhet Rama hetimit për çështjen Becheti e nuk pranon që të ngrihet një komision hetimor parlamentar për këtë ?.
    Pasi e di që është i përlyer dhe i ka sjellë Shqipërisë një dëm shumë të madh në humbjen për kapriçiot e tij të 120 milionë eurove të taksapaguesve shqiptarë.
    Po përmend vetëm këtë rast që është tashmë i konfirmuar nga një gjykatë amerikane, po sa qindra milionë euro të tjera ka humbur Shqipëria , apo taksapaguesit shqiptarë nga aferat e tjera korruptive me konçesione apo PPP ?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu