• |
ide | kryesore

Kimmich kontrovers: mbledh fonde për vaksinat, por vetë është no vax

-Instant, Sport



Një kontradiktë. Të paktën sipas disave. Joshua Kimmich, 26-vjeçari i Bayern Munich, gjithnjë e më shumë lider taktik dhe karizmatik i skuadrës, e gjen veten të përfshirë në një polemikë lidhur me koronavirusin dhe vaksinat. Po, sepse ai që themeloi “We kick Corona”, një nismë që synon mbledhjen e parave për ata që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, vuajnë nga pandemia, nuk është i vaksinuar. Për disa, i mungon koherenca.

Në faqen kryesore të “We kick Corona”, e themeluar nga Kimmich dhe Goretzka, specifikohet se “secili prej nesh mundet, individualisht, të sigurojë që koronavirusi të mos përhapet. Megjithatë, vetëm së bashku mund ta ndihmojmë shoqërinë të shërohet”. Fakti që vaksina ndihmon në këtë aspekt nuk ka dyshim, e kjo është arsyeja pse pozicioni i Kimmich, një nga lojtarët e paktë të Bayernit që nuk është vaksinuar, i ka habitur të gjithë.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se Kimmich, me iniciativën e tij, ka arritur të mbledhë 500 mijë euro të cilat ia kaluan Covax, organizatës më të madhe në botë që merret me akses të barabartë në vaksina. Në fakt, pra, Kimmich promovon vaksinën për të tjerët, por për veten e tij ai pret që të ketë rezultate afatgjata për efektin e vaksinimeve. Një kontradiktë. Të paktën për disa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *