• |
ide | kryesore

Messi, Mbappe e Neymar përplasen në barrikadën marsejeze: Hakimi me të kuqe, 0-0 mban PSG në krye

-Instant, Sport



PSG nuk arrin të pushtojë Velodrome në ndeshjen e madhe të javës së njëmbëdhjetë në Francë: mbyllet 0-0 kundër Marsejës, por të besuarit e Pochettinos ende mbeten të parët në renditje. Messi, Neymar, Mbappe e Di Maria, të gjithë bashkë në fushë, nuk arritën të thyejnë prapavijën marsejeze, që zhvilloi një performancë të mirë kundër kryeqytetasve. Në ndeshjet e tjera, rikthim i pabesueshëm në minutat e fundit nga Nicë që në shtëpi rikuperoi dy gola dhe arriti të mposhtë Lyon 3-2. Vendi i tretë për skuadrën e Galtier, ndërsa në vendin e dytë mbërrin Lens që i shkakton një disfatë 4-1 Metz. Monaco gjithashtu fiton 3-1 në Montpellier.

PSG frenon në shtëpinë e Marsejës, por skuadra e Pochettino është ende e para në renditje me 28 pikë (+7 ndaj Lens), ndërsa të besuarit e Sampaolit shkojnë në 18 pikë, me një ndeshje më pak të luajtur. Zero gola por shumë emocione në ndeshjen e madhe të javës së njëmbëdhjetë të kampionatit francez. Var është protagonisti absolut në tre episode: në minutën e 14 anuloi avantazhin e PSG-së, duke bërë të pavlefshëm autogolin e Peres, në minutën e 21 ishte radha e Marsejës të dëshpërohet, pas golit që iu mohua Milik, ndërsa e fundit, në minutën e 57 teknologjia shërbeu për të konfirmuar të kuqen direkt për Hakimin. Parizianët mbeten me 10 lojtarë por vendasit nuk arritën të përfitojnë dhe ndeshja përfundoi pa gola.

Ligue 1 France
Nice 3-2 Lyon
Lens 4-1 Metz
Lorient 1-1 Bordeaux
Reims 1-2 Troyes
Rennes 1-0 Strasbourg
Monaco 3-1 Montpellier
Marseille 0-0 Paris Saint-Germain



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *