• |
ide | kryesore

Video/ Derbi i Italisë pa fitues: VAR ndërhyn në rezultat, Dybala i përgjigjet Dzekos

-Instant, F1, Sport, Video



Përfundon në barazim 1-1 derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit, ndeshja e mbrëmjes e javës së 9 të Serie A. Dzeko i dhuroi zikaltërve epërsinë në minutën e 17, me një depozitim të lehtë në rrjetë, pas shtyllës së goditur nga Calhanoglu. Skuadra e Inzaghit nuk është se vuajti shumë, por paguan shtrenjtë naivitetin e Dumfries që i goditi këmbën Alex Sandros mbi vijën e zonës. VAR thërriti Marianin që pas kontrollit të pamjeve akordoi penalltinë, që Dybala nuk e gaboi, duke dërguar Handanovic në krahun e kundërt (89 ‘). Inzaghi rrëshqet në -7 nga Napoli dhe Milani, ndërsa Allegri ndërpret serinë e fitoreve.

Juventus rikuperon kështu in-extremis një ndeshje që dukej e komprometuar: Interi kaloi në avantazh me Xhekon në minutën e 17’ të pjesës së parë, ndërsa bardhezinjtë rikuperuan disavantazhin në minutën e 89, me Dybala shumë ftohtë nga pika e bardhë e penalltisë. E majta e argjentinasit fiksoi rezultatin në barazim (1-1) dhe ngriu entuziazmin e San Siros.

Goli i Dzekos, i teti sezonal për të, u shënua me Juven në atë moment me 10 lojtarë, me Bernardeschi të dëmtuar dhe në pritje të një zëvendësimi. Interi mbetet në vendin e treti me 18 pikë, -7 nga dyshja e kreut, ndërsa Juve ngjitet në 15, në shoqërinë e Atalantës dhe Fiorentinës, por -10 nga Milani dhe Napoli.

Serie A Italy
Atalanta 1-1 Udinese
Fiorentina 3-0 Cagliari
Verona 4-1 Lazio
Roma 0-0 Napoli
Inter 1-1 Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *