• |
ide | kryesore

Ronaldo do të bëhet përsëri baba: Georgina shtatzënë me dy binjakë

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të bëhen sërish prindër. Zbulimi është bërë publik nga revista spanjolle Hola! dhe është konfirmuar nga vetë kampioni i Manchester United, i cili në Instagram ka shpërndarë një foto me partneren e tij dhe ekografinë. “Me kënaqësi ju njoftoj se presim binjakë. Zemra jonë është plot dashuri, mezi presim t’ju kemi pranë”, ka shkruar ai.

Fenomeni portugez është babai i Cristiano Ronaldo Junior i lindur në vitin 2010, i binjakëve Eva dhe Mateo të lindur në vitin 2017 nga një nënë surrogate dhe i Alana Martinës, që erdhi në jetë nga modelja argjentinase.

Georgina në një intervistë të fundit ka pranuar se po mendonte të bëhej sërish nënë. “Dëshira ime për mëmësinë është më e fortë se çdo gjë – ishin fjalët e saj -. Edhe pse fëmijët e mi janë gjëja më e rëndësishme, unë jam një grua dhe dua të punoj për të qenë e pavarur.”

NJOFTIMI I CR7



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *