• |
ide | kryesore

Zbulohen fjalët e fundit të kineastes pak para vrasjes së saj nga Alec Baldwin

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi janë mësuar  fjalët të fundit të kineastes  Halyna Hutchins pak para vrasjes së saj aksidentale nga aktori Alec Baldwin.

Pak sekonda para se të qëllohej nga Baldwin, Hutchins, i tha një operatori në xhirimet e “Rust” se:Nuk është diçka në rregull. Nuk është gjithçka në rregull. Ndërsa sipas anëtarëve të ekipit para se të ndodhte ngjarja Alec u përgatit për një skenë brenda një kishe duke siguruar që ekipi i kamerës kishte gjetur këndet e duhura për të realizuar atë. Më pas ai mori në dorë armën për të cilën i ishte thënë se nuk përmban fishekë të vërtetë dhe është e sigurt për xhirime.Baldwin ka folur në publik për herë të parë që pas aksidentit dhe ka deklaruar se do të ishte në favor të kufizimit të përdorimit të armëve të zjarrit në të ardhmen në prodhimet filmike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *