• |
ide | kryesore

2 persona ndërrojnë jetë në koncertin e grupit ABBA

-Instant, Paparazzi, Slider



Grupi suedez i popit ‘Abba’, ka shtyrë koncertin që kishte menduar të mbante këtë të martë në Suedi, pas një tragjedie që ka ndodhur pak para se të niste shfaqja. Dy persona humbën jetën në një grua është plagosur dhe dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Të martën në mbrëmje, siç raporton “The Gardian”, një burrë 80-vjeçar është rrëzuar nga kati i shtatë i një pallati duke rënë në sallën e koncerteve Uppsala, në veri të Stokholmit, mbi trupin e një burri 60-vjeçar, i cili, gjithashtu ka gjetur vdekjen nga goditja.

80-vjeçari ka vdekur në vendngjarje dhe 60-vjeçari i goditur rëndë ka ndërruar jetë më vonë, raportoi policia. Një grua që ishte afër me 60-vjeçarin u lëndua, por plagët e saj për fat të mirë nuk paraqitën rrezik për jetën.

I gjithë vendi ishte në pritje të koncertit të Abba-s, me një numër pjesëmarrësisht rreth 1000 veta. Koncerti, që do të organizohej në nder të veprave të Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson, dy anëtarët meshkuj të Abba-s, u mendua të shtyhej.

“Për shkak të lajmit tragjik, pak para koncertit homazh mbrëmë në Suedi, ne kemi vendosur të shtyjmë publikimin e trailerit të koncertit deri nesër”,- thuhet në postimin e ‘Abba Voyage’ në Twitter.

Faqja e internetit e club-it tha se do të ishte e mbyllur nga e mërkura deri të premten për shkak të dy vdekjeve. “Të gjithë jemi të tronditur nga aksidenti tragjik dhe u dërgojmë ngushëllime të afërmve dhe familjeve të të ndjerëve”, thuhet në mesazhin e faqes zyrtare.

Policia tha se nuk ka asnjë arsye të dyshojë për një pistë tjetër të vdekjes së 80-vjeçarit veç asaj aksidentale.

Koncerti për albumin e ri ‘Voyage’ të Abba-s, do të publikohet të premten, 40 vjet pas ndarjes së grupit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *