• |
ide | kryesore

Çfarë thotë Lady Gaga për rolin e saj në The House of Gucci

-Instant, Paparazzi, Slider



Lady Gaga ka treguar për “Sky News” se roli i saj i fundit në film e ka ndikuar – por është diçka që ajo e ka pranuar.

“Kjo është pjesë e artit tim, është përfshirja në vuajtjen e një personazhi”, tha ajo në premierën e “House of Gucci”, i cili tregon historinë e vërtetë të familjes pas shtëpisë së modës.

Dhe ndërsa të gjitha familjet kanë dallimet e tyre, jo shumë përfundojnë me vrasje. Në film këngëtarja luan Patrizia Reggiani e cila u dënua në vitin 1998 për punësimin e dikujt për të vrarë ish-bashkëshortin e saj Maurizio Guçi.

“Të thuash se do të ishte e lehtë të luaja një vrasëse do të ishte një gënjeshtër. Unë nuk besoj se ajo kishte gjenin e vrasjes, por besoj se kufijtë e saj shkuan shumë larg që e kreu këtë vrasje”, tha Gaga.

Këngëtarja, e cila qëndroi në karakter për 18 muaj gjatë realizimit të filmit, thotë se pas qëndrimit kaq të gjatë në personazh do të duhet kohë për ta nxjerrë veten përsëri.

“Unë do të thosha se për sa i përket lënies së personazhit, nuk e di se do ta lija ndonjëherë të ikte”, shpjegoi ajo.

“Sot zgjodha këtë unazë dhe duket njësoj si unaza e saj e fejesës – e ndjej atë brenda vetes gjatë gjithë kohës dhe mendoj se do të duhen vite që të largohet.

Mu deshën vite për të larguar Alin nga “A Star Is Born” dhe mendoj se e njëjta gjë do të jetë e vërtetë edhe këtu”m, shpjegoi Gaga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *