• |
ide | kryesore

Gaz Bardhi: I ofruam LSI 15 mandate të sigurta, por thanë se do fitonin 34 të vetëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka pranuar se ka qenë një gabim që nuk janë futur në lista të përbashkëta me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 Prillit. Në ‘Open’, Bardhi ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me partinë e Monika Kryemadhit, ku tregon se i kanë ofruar 15 mandate të sigurta, por kanë refuzuar, pasi pretendonin se do të fitonin të vetëm deri në 34 karrige në parlamentin e Shqipërisë. Bardhi shprehet se nisur nga fakti që ka qenë gjatë gjithë kohës në terren, ishte i bindur se në Elbasan LSI-ja nuk merrte as 3 mandate, por shtoi se pavarësisht kësaj, kurrsesi nuk mund ta detyronin që të dilnin me një listë të përbashkët në 25 prill.
“Gabim ishte që nuk u futëm në një listë të përbashkët me LSI-në. Do të kishim më shumë numra sot. PD-ja i ka ofruar 15 mandate të sigurta dhe qëndrimi i LSI-së ishte që do të fitonin 34 mandate. Kam pasur një bisedë dy muaj, po tani unë kam qenë dëshmitarë. LSI-ja mendonte se do të fitonte vetëm 34 mandateve në të gjithë Shqipërinë. Ishin të bindur dhe për këtë arsye nuk pranuan të bashkoheshin në një listë. Unë kam qenë në terren në Elbasan dhe kam arritur në përfundimin se LSI-ja në Elbasan nuk merrte asnjë mandt. Ua kam dërguar dhe më kanë thënë se LSI-ja merr dy mandate në Elbasan dhe se luftonte për të tretin. Mezor nuk e fusim dot në lista. Nuk e rriti pazarin që të thoshte dua 20 apo 25, ka qenë e mendimit për të dalë në lista të veçanta,”- tha Bardhi në ‘Open’



2 Comments

  1. Ky e perdorka mire gojen dhe shume mire bythen,te lumte o gaz bytha tamam per ate qe je emeruar ne ate post se me zgjedhje do merrje vetem k….rin.

  2. Mos prisni as 11 dhjetorin e këtij viti, as të vitit tjetër. Talibanët do rrijnë gjatë në Dajt duke pritur zbarkimin në Tiranë. Dhe nuk kanë për të hyrë kurrë bashkë, por vetëm një nga një të dëshpëruar dhe penduar që morën mend e një njeriu, që i përdori në fund të jetës si truproja të varrit të tij politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *