• |
ide | kryesore

Pas ndryshimeve fiskale, vijon protesta e fermerëve të Lushnjes

Arkiva



Fermerët e Lushnjes janë mbledhur për të protestuar paraditen e kësaj të hëne.

Protesta e sotme vjen pasi nuk kanë marrë asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë, por edhe për shkak te shoqërimit dhe ndjekjes penale për 4 fermerë dhe kreun e sindikatës Eduard Sharka, pasi për bllokuan kalimin e mjeteve tek rrotondo e Plugut, disa ditë më parë.

Fermerët protestojnë ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së. Ata kërkojnë që të merren në konsideratë kërkesat e tyre.

Sakaq, protesta monitorehet dhe nga forca të shumta policie



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *