• |
ide | kryesore

Dy gola për të mbrojtur përmes… sulmit: Shkëmbi me tridhëmbësh për të eleminuar Tiranën

-Instant, Sport



Nga Kupa në kampionat kaluan vetëm tre ditë, por rezultatet ishin krejtësisht të kundërta: sukses 2-0 në vajtjen e raundit të dytë dhe disfatë 4-0 që i kanë venitur shumë shpresat për titullin, pavarësisht se deri në fund rruga është shumë e gjatë. E për këtë arsye, mbi të gjitha, Dinamo nuk ka ndërmend të shohë objektivin e parë të seazonit ti shpëtojë nga duart, në kohën kur rezultati është mëse i favorshëm pas 90 minutave të para.

Shkëmbi është kapur fort tek ato dy gola, duke tentuar në të njëjtën kohë të japë mesazhin se rrëzimi në kampionat ishte rastësi. E megjithatë, tekniku nuk ka ndërmend të heqë dorë nga tridhëmbëshi i tij Skuka-Ibraimi-Cinedu si një garanci nëse gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur e për ti bërë të qartë Tiranës se nuk do të mbrojë vetëm rezultatin. Ajo që tekniku korçar ka në plan është të rikthejë formacionin që e nxorri fitues në duelin e parë, duke i besuar prapavijës me katër: Siljnovski, Imami, Demiri, Isaevski, ndërsa në mesfushë ndryshimi i vetëm është rikthimi si titullar i Haxhiut në vend të Samake, duke krijuar më shumë dinamizëm, që kundër një skuadre solide si Tirana është e nevojshme. Sidibe përpara mbrojtjes e Mihana kompletojnë repartin.

Problemi për teknikun mbetet vetëm dëmtimi i Harizajt që nuk mundi të rikuperohet, megjithë shpresat që kishte stafi mjekësor, për sfidën e kthimit me Tiranën. Portieri u dëmtua në minutën e 49 të sfidës së parë i zëvendësuar nga Bakaj, që tani do të ketë detyrën të mbrojë portën nga sulmet bardheblu…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *