• |
ide | kryesore

Cili është kuptimi i tatuazheve të Billie Eilish që prej vitesh ka refuzuar të flas (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Billie Eilish më në fund po flet për tatuazhet që ka, për të cilat ka refuzuar të flasë për vite me radhë!

Pasi deklaroi në vitin 2020 se fansat “nuk do t’i shihnin kurrë” tatuazhet e saj, këngëtarja, tha se ajo “gënjeu” gjatë pjesës së “Same Interview” me Vanity Fair.

“Tani kam tre tatuazhe. Kam një këtu ku shkruhet ‘Eilish.’ Po! E dua veten”, tha Eilish duke drejtuar gishtin nga kraharori i saj.

“Kam një këtu, ky djalë i madh këtu (një dragua),” shtoi muzikantja, duke bërë me shenjë në anën e djathtë të kraharorit të saj.

“Djali i madh” është me të vërtetë i madh, i shtrirë deri tek pjesa e këmbës.

“Dhe më pas, sapo kam pak kohë më parë, disa zana që janë tek një libër që e kisha në fëmijëri – një libër i vogël me zana të quajtura “Fairyopolis”, vazhdoi fituesja e Grammy, duke treguar tatto-n në dorën e majtë. “Ata janë si zanat e mia të vogla të mbrojtëse.”

“Kam disa ide të tjera. Për momentin, ndihem mjaft i kënaqur.”, tha ajo, duke shtuar se mamaja e saj “i urren” tatuazhet.

https://www.youtube.com/watch?v=_wNsZEqpKUA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *