• |
ide | kryesore

Përhapja e shpejtë e Omicron në Britani, autoritetet apel për dozë përforcuese vaksine

-Instant, Lajme, Planet



Britania e Madhe duket se është e shqetësuar për rritjen e numrit të  rasteve të reja me Covid. ministri i Shëndetësisë Sajid Javid ëhstë shprehur se varianti Omicron po përhapet me shpejtësi dhe bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me një tjetër dozë përforcuese anti-Covid.

Ministri britanik është shprehur se akoma nuk ka një rritje të numrit të vdekshmërisë për shkak të Omicron, por ajo që vlen të theksohet sipas tij ësjtë fakti se rreth 40% e rasteve në Londër janë si rrjedhojë e përhapjes së këtij varianti.

“Ajo që ne dimë për Omicron është se ai po përhapet me një ritëm të shpejtë,  është diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë, incidenca dyfishohet çdo dy deri në tre ditë,” la thënë Javid për mediat britanike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *