• |
ide | kryesore

E bleu 42 mijë euro, Milan shet Casa Milan 20 milionë: kuqezinjtë bëjnë plusvalencë me qendrën sportive

-Instant, Sport



Sektori Një i Fondit Inarcassa RE – fondi i pasurive të paluajtshme i menaxhuar nga Fabrica SGR – ka blerë në Milano pronën Casa Milan, selia moderne e klubit sportiv, i cili strehon Muzeun Bota Milan, Dyqanin Milan, zyrën e biletave dhe Casa Milan Bistrot. Shoqëria kuqezi, që ka prodhuar një fitim prej rreth 20 milionë eurosh (siç raporton Calcio e Finanza), do të mbetet me qira në pronë.

Milani në fund të vitit 2020 kishte ushtruar opsionin për të blerë Casa Milan nga Vittoria Assicurazioni, me një çmim nën vlerën e tregut, dhe më pas finalizoi blerjen më 23 shkurt për “41,919 euro” siç thuhet në pasqyrat financiare të kompanisë, të 30 qershorit 2021. E vendosur në zonën e Portellos, në afërsi të distriktit të biznesit City Life, ndërtesa, e dhënë tërësisht me qira për AC Milan, është ndërtuar si pjesë e rigjenerimit të zonave industriale të ish-Alfa Romeo dhe Lancia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *