• |
ide | kryesore

Mashtruan mijëra njerëz me Call Center/ Prokuroria kërkon këto masa ndaj pronarit izraelit dhe punonjësve të arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme
prokurorisë, UKT



Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, për administratorin e kompanisë që kryente mashtrime përmes Call-Center, shtetasin izraleit Rafael Genish.

Ndersa për kategorine e punonjësve senior ne kete kompani akuza ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 dite. Masa arrest shtepie eshte kerkuar për punonjësit që kane pasur statusin junior. Ndersa për punonjësit e thjeshte prokuroria ka kerkuar detyrim paraqitjeje.

Seanca ka me shume se 30 minuta që ka filluar ndersa te ndaluarit janë ndarë në dy grupe, ku në grupin e parë janë 20 punëtorë që do njihen me masën e sigurisë ku gjykata do vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesat e akuzës. Ndërsa më pas për tu njohur me masat do futen 15 te ndalurit e tjerë.

Sipas prokurorisë Mekanizmi i te vepruarit ishte i tille: Te punesuarit ndaheshin ne kategori ne Junior dhe Senior.

Fillimisht te demtuarit kontaktoheshin nga Junior, te cilet me shprehje standarte per sukses ne investim u mbushnin mendjen. Me pas u kalonte telefonata Senjoreve, te cilit Benin komunikim te detajuar.

Ne baze te aftesise per te kapur dhe mbajtur klientin, behej dhe pagese extra per te punesuarit ne call center. Keta merren me organizimin e punes. Nderkohe si kategori me larte e te punesuarve ishin menaxheret. Sioas prokuroriae kjo eshte skema me e madhe e mashtrimit e zbuluar deri tani ne shqipëri, pas fajdeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *