• |
ide | kryesore

Harry Styles dhe Olivia Wilde drejt altarit

-Instant, Paparazzi, Slider



Ka kaluar një vit që kur u dolën për herë të parë zërat se Harry Styles dhe Olvia Wilde po takoheshin dhe duket se gjërat po bëhen më serioze për çiftin.
Fansat e ish-këngëtarit 27-vjeçar të One Direction mund të mos jenë habitur kur e panë atë të lidhur me nënën 37-vjeçare të dy fëmijëve, Olivia, pasi ai prej kohësh mban një reputacion për të shijuar shoqërinë e zonjave më të mëdha se ai.

Megjithatë, disa mund të habiten kur mësojnë se Harry thuhet se po e merr këtë romancë aktuale më seriozisht se çdo marrëdhënie e tij e mëparshme.

Thuhet se Harry e ka prezantuar Olivia-n me nënën e tij, Anne, e cila konsiderohet si një një hap i rëndësishëm për marrëdhëniet në çift.
“Kjo dukej si një gjë mjaft e bujshme në fillim, dy njerëz magjepsës duke u lidhur, por tani është padyshim shumë më tepër se kaq. Ata u ndalën pak në fillim, por tani që gjërat janë më të rregulluara, ishte koha e duhur për të bërë gjënë tjetër. Është vërtet emocionuese për ta – dhe për Harry-n është gjëja më serioze që ai ka pasur ndonjëherë me dikë”, tha një burim për “The Sun”.
Media britanike raporton gjithashtu se Harry është afruar shumë edhe me fëmijët e Olivia, Otis dhe Daisy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *