• |
ide | kryesore

Rama e nis konferencën e fundvitit me krizën energjitike: Çmimi nuk rritet

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama mban këtë të enjte konferencën e fundvitit me gazetarët, ku ka bërë një bilanc të arritjeve dhe krizave me të cilat është përballur qeveria që drejton në këtë vit. Në fillim të fjalës së tij, kryeministri tha se kriza energjetike që ka përfshirë Europën pritet të na ndikojë edhe ne duke theksuar se ka një projeksion që të përfundojë në qershor të vitit 2022, megjithatë sipas tij ende kjo nuk është tërësisht e qartë.

Kryeministri theksoi se nuk do të ketë rritje të çmimit për konsumatorët familjarë, ndërsa konfirmoi se do të ketë një paketë ndihme edhe për bizneset që iu është kërkuar që të dalin në tregun e lirë për të blerë vetë energjinë.

“Nga ta nis. E udhës ta nis për një fakt për krizën energjitike globale që po sfidon të gjitha shtetet. Një dallgë të çmimeve që kanë arritur në 450 euro për mega vat. Në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme kemi lëvizur në mesatare prej 100 euro për megavat. Nga 85-95-deri në 120 por jo 450 euro. Kjo krizë që e kam paralajmëruar disa kohë më parë. Dhe paralajmërimi u komentua si fals. Nuk duket se ka fund të qartë. Është folur për qershorin por askush nuk mund ta konfirmojë këtë fakt. Krizë shkon nga gjeopolitika tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Në ndërkohë që vendet kanë rritur çmimet për konsumatorin apo po rrisin çmimin, ne kemi idenë që të bëhemi mburojë për konsumatorin dhe biznesin e vogël. Po zhvillojmë një dëgjesë me disa përfaqësues që janë të lidhura me tensionin e mesëm. Dhe do kishte një rritje eksponenciale të çmimit. Po përgatisim një skemë lehtësuese.” tha Rama.

 



3 Comments

  1. Ti je një psikopat. Paraja është çmenduria jote

    Ne 2014 gënjeve kur the nuk u rrit energjia dhe energjia u rrit në të vertetë.
    Sot po gënjen përsëri .
    Shpjegoja pak publikut si do të funksionojë bursa e energjisë ne vend?
    Tek cili operator në bursë do e blejnë energjinë kompanitë e lidhur ne tension të mesëm dhe të lartë? Me çfarë çmimi??
    Kujt do i shkojë në fund në faturë rritja e çmimit të energjisë të kompanive??

    1. Dhe abuzimet nuk kanë të sosur
      Plan pa plan.
      Cilat janë arsyet e shitjes së energjise gjatë pranveres dhe verës?
      Kriza dihej që në fillim të vitit

      Modus operandi i Ramës që nga 1998 , krijon çështje ,probleme dhe krizë, maskim oportunitetesh për të bërë namin duke vjedhur në mënyrën më bastarde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *