• |
ide | kryesore

Vladimir Grillo humb betejën me sëmundjen e rëndë: gazetaria sportive humb njeriun simbol

-Instant, F1, Sport



Shuhet në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur sportiv, Vladimir Grillo, si pasojë e një sëmundje të rëndë, me të cilën ai luftonte për më shumë se dy vjetësh. Zëri i tij i qetë dhe komentet plot siguri, kanë shoqëruar publikun shqiptar në ndeshjet më memoriale, duke e kthyer atë në njeriun-simbol të gazetarisë sportive, në të cilën kontribuoi për 40 vjet me radhë.

Grillo mbaroi Institutin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi në vitin 1969, por fisnikëria dhe elokuenca e fjalës që zotëronte e bëri që më 3 janar të vitit 1970 të fillonte punë në RTSH, ku qëndroi deri në fund të jetës. Vitin e kaluar, më 2 korrik 2020 Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” zotin Vladimir Grillo “Për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si një komentator sportiv i spikatur në Radio-Televizionin Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”.



1 Comment

  1. Te qetesonte me zerin e tij dhe njohurite per sportet e ndryshme – nje personazh shume i dashur per publikun shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *