• |
ide | kryesore

Nuk verifikoi 300 kallëzime dhe zvarriti 10 çështje, KLP shkarkon prokuroren e Dibrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe ka pezulluar prokuroren e Dibrës Belina Zeneli. ILD-ja ka kërkuar shkarkimin e prokurores pas një hetimi i cili konstatoi shkelje të Zenelit.

Prokurorja Zeneli ishte gjetur nga hetimi disiplinor me shkelje të rënda të Kodit të Procedurës Penale, pasi nuk kishte ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe kishte mbajtur pezull mbi 33 çështje, statusi i të cilave ishte ende i paqartë dhe nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për mbi 300 kallëzime.

Zeneli i ka kundërshtuar gjetjet e hetimit, por ajo nuk mundi të argumentonte mosmarren e veprimeve pas kallëzimeve të depozituara.



1 Comment

  1. Nuk kishte marre asnje veprim hetimor mbi 300 kallzime, dhe mbante pezull 33 ceshtje ?
    Dhe ju tani u kujtuat ta pezullonit ?
    Me vonese , me vonese ….. ‘ delegatet iken’ .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *