• |
ide | kryesore

Video/ Ndryshimi i stadiumit nuk bën punë: Teuta fiton edhe në Elbasan me Skënderbeun

-Instant, Sport, Video



Fitore e Teutës pas 4 humbjeve radhazi në kampionat, duke mundur 0-1 Skënderbeun, për t’u larguar nga zona e rrezikshme e klasifikimit. Tre pikë të rëndësishme për Arapin, e dytë radhazi mes kampionatit e Kupës, me stabilitet të gjetur në mbrojtje ku keqardhja e vetme është kartoni i kuq në debutimin e Dacit, i pikasur nga VAR në parregullsinë ndaj Sadriut dy minuta nga fundit e që Meta e ndëshkoi me karton të kuq.

Sfida ka qenë shumë e luftuar, por nuk dhuroi emocione para portave, pasi ekipet ishin të paqarta në finalizimin e aksioneve. Një ndeshje e luajtur me kujdesin e të mos pësuarit e që shfaqi të njëjtën mungesë emocionesh si katër ditë më parë. Dëshira e korcarëve për tu bërë të rrezikshëm mbeti vetëm e tillë, sepse Berisha vuante nën shtrëngimin e mbrojtësve durrësakë, që nga ana e tyre i besuan shumë Hebajt përpara, me sulmuesin që tentoi ta bënte prezencën të ndihej, por në anën e tij nuk është se vinin shumë sugjerime.

Teuta e ndryshoi ritmin në pjesën e dytë, ndërsa Skënderbeu luajti lojën si i interesonte durrësakëve, pa e vënë nën presion intensive si janë karakteristikat e skuadrës së Memellit. Pikërisht kur mbeteshin rreth 15 minuta nga fundi i sfidës, një goditje me kokë e Lorenco Vilës, në krosimin nga e djathta vendosi ndeshjen, duke i dhënë fitoren Teutës. Durrsakët përsërisin suksesin e Kupës përballë Skënderbeut, këtë herë në Elbasan, me golin e Lorenco Vilës, që nga njëra anë qetëson renditjen e kampionëve në fuqi në mesin e tabelës, por në anën tjetër bën që bardhekuqtë të arrihen nga Egnatia në zonën e play out.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *