• |
ide | kryesore

Justin Bieber nuk i harron të sharat e para disa viteve të Charlie Puth

-Instant, Paparazzi, Slider



Para 5 vitesh ka qarkulluar një video virale e kantautorit Charlie Puth, ku bërtet “F**k you Justin Bieber” gjatë një koncerti.
Nuk ka ardhur ndonjë reagim nga vetë Justin për këtë gje dhe Charlie më vonë ka kërkuar falje. Ata sot janë miq të mirë dhe kanë bashkëpunuar bashkë me disa projekte ku Charlie ka qenë producent.

Ama Justin-it duket se ‘nuk i del e keqja’ dhe vendos t’i bëj një shaka Charlie-t. Ai ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shihet duke marrë me FaceTime Charlie Puth dhe i rikujton momentin.
Duket se Justin nuk kishte reaguar asnjëherë dhe nuk ia kishte rikujtuar asnjëherë këtë fakt Charlie-t.
Pjesë nga biseda:
Justin: Ke thënë F**k you para disa vitesh.
Charlie fillon të qesh dhe Justin qëndron në mënyrë serioze.
Justin: Mua nuk më duket për të qeshur.
Charlie: Seriozisht? Po ishte shaka ishte në mënyrë sarkastike.
Justin: Lëndove ndjenjat e mia.
Charlie: Nuk ishte serioze, e nuk po e kuptoj as unë nëse je serioz tani apo jo.
Në atë moment Justin ia plas të qeshurës bashkë me të pranishmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *