• |
ide | kryesore

United, CR7 gabon penalltinë, të gjithë i hidhen kundër: “Lojtar i mbaruar, duhet ti hiqet një pjesë e rrogës”

-Instant, Sport



Manchester United i jep lamtumirën FA Cup dhe jo pa polemika, sepse në golin e barazimit të Middlesbrough, që më pas fitoi në Old Trafford me penallti, ka një prekje të topit me dorë që pas analizës me VAR-in megjithatë u konsiderua e pavullnetshme. Natyrisht, Djajtë e Kuq nuk duhet të kenë një problem të tillë kundër një skuadre të Championship gjithsesi, por me sa duket te United tani asgjë nuk shkon mirë. Madje edhe Cristiano Ronaldos, që është ndër të paktit që shpëton fytyrën në kohët e fundit. Megjithatë këtë herë portugezi përfundoi në bankën e të akuzuarve, sepse humbi një penallti kur ndeshja ishte 0-0 dhe e gaboi keq, duke mos e gjetur fare portën.

I MBARUAR – Goditja e CR7 përfundoi në anë të shtyllës, duke lënë të shtangur tifozët vendas dhe madje … edhe transmetuesit në platforma të ndryshme, të cilët ishin gati të thërrisnin “Siuuu”. E ndërkohë, vërshuan kritikat, sepse ata që kundërshtojnë portugezin priren të theksojnë se Ronaldo ka shënuar shumë shpesh me penallti në karrierën e tij. E fakti që e gaboi është një burim tallje në rrjetet sociale, siç raportohet nga Sun. “Ai është me të vërtetë një lojtar i mbaruar”, shpjegon dikush. “Një profesionist nuk duhet të godasë jashtë portës nga njëmbëdhjetë metra, t’i hiqet një pjesë e rrogës”, i bën jehonë dikush tjetër. “Ai nuk është më në gjendje të bëjë të vetmen gjë që e bën akoma të rëndësishëm”, thotë një tjetër kritik i pesë herë Topit të Artë.

KEANE – Dhe çfarë thonë ekspertët? Epo, nga Roy Keane, i cili flet për ITV, sigurisht që nuk mund të priten përkëdhelje. E në fakt, irlandezi nuk i lë gjë pa thënë numrit 7 të United. “Natyrisht që tronditja më e madhe është e Ronaldos. A mund ta kritikojmë atë? Sigurisht që mundemi, ai duhet të paktën të godasë portën, sinqerisht ajo që thjesht nuk e pret është që ai ta humbasë plotësisht. Unë mendoj se ai donte të ishte shumë i saktë, por duke parë si portieri kundërshtar e kishte nisur ndeshjen me shumë nervozizëm, thjesht duhej të godiste në kuadrat. E për këtë ishte një tronditje e madhe”. Një surprizë për të gjithë, duke pasur parasysh se pak orë më parë, duke folur me Gary Neville, mesfushori i West Ham, Declan Rice kishte shpjeguar se nëse jeta e tij do të varej nga një penallti, ai do ta zgjidhte Ronaldon ta gjuante atë. Ndoshta, pas ndeshjes së FA Cup, anglezi do të ketë ndryshuar mendje…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *