• |
ide | kryesore

Kim Kardashian zbulon pse i dha fund martesës me reperin e njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës ‘Vogue’.

Gjatë intervistës, Kim zbuloi arsyen pse i dha fund martesës me reperin e njohur Kanye West.“Për kaq shumë kohë, unë kam bërë atë që i bënte të tjerët të lumtur dhe mendoj se në dy vitet e fundit vendosa të bëj veten time të lumtur. Kjo më bën të ndihem shumë mirë. Edhe nëse kjo krijoi ndryshime dhe shkaktoi divorcin tim, mendoj se është e rëndësishme të jesh e sinqertë me veten për atë që të bën vërtet të lumtur”, u shpreh ajo.Gjithashtu, themeluesja e ‘Skims’, shpjegoi se dëshiron të fokusohet në nevojat e saj tani që është në të 40-at.“Dua të argëtohem më shumë,  të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi dhe njerëzit që më bëjnë të lumtur. Do të lë telefonin. Nuk do të ndjek asnjë që  nuk dua të shoh në Instagram”, rrëfeu Kardashian.

Imazhi mund të përmbajë Huda Kattan Njeriu dhe Personi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *