• |
ide | kryesore

Rama pas takimit me tre përfaqësuesit e banorëve të 5 Majit: Trajtim me dinjitet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama tha pas takimit me banorët protestues se do ketë trajtim me dinjitet për të gjithë banorët që i janë shembur banesat në kuadër të projekteve të mëdha shtetërore.

“Kemi patur një bisedë intensive dhe unë kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta që në ditën e parë, por e vërteta këtu i ka të vështira rrugët se ka shumë kthesa edhe të qëllimshme.

Për të gjithë banorët qoftë të 5 Majit, Unazës që janë të ndarë në dy kategori do ketë një trajtim të dinjitetshëm njerëzor solidar sic u bë me ata që humbën shpinë nga tërmeti.” tha Rama.

Mes të tjerash Rama tha se kur përfshihet politika në këto çështje, gjerat bëhen çorap.

“Ky është qëndrim ynë. nëse kërkoni dhe gjeni raste të ngjashme, shkoni dhe shihni Turqinë, hajdeni dhe na e tregoni nëse ka të ngjashme, në asnjë rast nuk jepet pa kredi, me kredi të buta apo. Kjo është politika jonë. ka qenë e qartë dhe në qershor. Por kur futet politika në mes, gjerat janë çorap. Unë lexova letra të pa firmosura. Do ulen banorët, do i shohin letrat. Do firmosin nj pjesë e familjeve. Një pjesë, 51 kanë firmosur në mos gaboj. Më pas këto marrëveshje do të regjistrohen në kadastër si detyrim i shtetit ndaj këtyre banorëve, Në momentin kur mbaron shtëpia dhe është gati, do të shkojnë në shtëpi. kërkesa; e duam shtëpinë siç e kemi, se plotësojmë dot. këta njerëz, përsa kohë kanë derdhur djersë, pa leje…apo. Janë të barabartë me ata që kanë letra. Këto ishin fjalët e mia. Të mos e ngatërrojmë një gjë se akoma në këtë vend pagesat për dritat dhe ujin i quajnë taksa. Dritat dhe uji janë mall që merret dhe blihet. Në Europë nuk bëhet fjalë për gjëra të tilla, por po flasim në raport me vendin ju jemi. Nënë a u sqaruam bashkë?”, tha Rama.



2 Comments

  1. Trajtim me dinjitet? Hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaahaha
    Pse vjedhjen dhe grabitjen qe po ju bene qytetareve ti e quan dinjitet?
    Vetem nje i marre si ty te beson ty .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *