• |
ide | kryesore

Gara e 6 marsit/ Ku ndryshon Berisha nga Basha

-Instant, Arkiva, Kryesore



Gara mes dy PD-ve për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki, nuk ndryshon vetëm për mënyrën se si Basha dhe Berisha i kanë zgjedhur kandidatët për Shkodrën, Durrësin, Lushnjen, Dibrën, Rogozhinën dhe Vorën.

Berisha në të gjithë tubimet e tij pothuajse i ka sulmuar në të njëjtën pikë kanditatët e Bashës, duke i quajtur si përfaqësues të Lulzim bravës, duke bërë një diferencë të ndjeshme me ata që anëtarësia i ka caktuar me votën e saj. Ai arriti kulmin, kur në Shkodër, e krahasoi Xhemal Bushatin me personazhin e famshëm të Zef Dedës “kunatin e shokut Xhemal”.

Lufta për simbolet/ Berisha provokon keq PD-në e vulës

Por gjithësesi, përzgjedhja demokratike nuk është e vetmja diferencë me metodën e centralizuar të grupimit të vulës. Edhe në formë edhe në thelb Berisha ka zgjedhur një rrugë krejt tjetër nga pasardhësi i vet. Dhe kjo duket në një pikë: ai është prezent kudo ku kandidatët e foltores organizojnë mitingje me elektoratin, në Sukth, në Durrës, në Dibër, në Shkodër.

Berisha bën “Primaret”, premtimi i Bashës për 8 vjet që nuk u mbajt kurrë

Pra figura e liderit historik është qëndrore në fushatën e “shtëpisë së lirisë”. Sepse strategjia e Berishës është ta kthejë këtë sfidë në kombëtare, kundër qeverisjes së Ramës dhe asaj që ai e quan si pseudo opozita e Bashës. Jo më kot ai thotë kudo se kjo është një sprovë për të rikthyer pluralizmin e asgjesuar nga narko-shteti.

“Këto nuk janë vetëm zgjedhje për 6 bashki, ato në fakt janë për gjithë Shqipërinë. Sepse këto zgjedhje shënojnë fitoren e parë të revolucioni tonë paqësor për përmbysjen e narko shtetit dhe hapin rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto zgjedhje duhet të shënojnë kthesën e madhe, për Dibrën dhe Shqipërinë”, tha ai të dielën gjatë prezantimit të kandidatit Premtim Kryemadhi.

Ndërsa taktika e Bashës është krejt tjetër. Ai pothuajse ëshë zhdukur nga fushata. Kandidatët e tij në rastin më të mirë i kanë prezantuar zv/ kryetarët në takime të ngushta. Duket sikur Basha do ti lërë më shumë hapsirë personazheve lokalë duke dhënë mesazhin e kundërt, pra se këto nuk janë zgjedhje me konseguenca për gjithë vendin, por një përpjekje për ti shërbyer qytetarëve ku ato zhvillohen. I pyetur po të dielën se a do të dorëhiqej nëse pësonte në 6 mars humbjen e radhës, ai i rëshkiti përgjigjes duke thënë se donte të fliste vetëm për skandalin korruptiv të inceneratorëve.

Basha po bën gjithçka për të mos i dhënë kësaj sfide pompozitetin e asaj që do të ndriçojë se kush është shumicë brenda të djathtës. Por përpos kësaj zgjedhje mos prezenca e tij ka edhe shpjegime të tjera.

Së pari Basha e pa se lëvizja e tij në rrethe nuk qe e lehtë. Kudo që provoi të shkelë jashtë Tirane, ai u prit me protesta dhe ofendime nga mbështetësit radikalë të Berishës. Dhe në një fushatë përsëritja e këtyre imazheve do të qe një autogol i pa nevojshëm. Duke lënë si violina të para secilin prej të përzgjedhurve lokalë, ai po shmang njëkohësisht edhe ndeshjen brenda llojit.

Një faktor tjetër është edhe rënia pikiatë e popullaritetit të tij që mund ta shndërrojë liderin nga ndihmë në barrë për kandidatët.

Ashtu sikurse tregoi edhe sondazhi i fundit i Euronews përlqyeshmëria për Bashën ka zbritur, nga 66.8 %, që ka qenë në Gusht, kur ai përjashtoi Berishën, në 38.7 ne mes të janarit, kur MRB dhe Data Centrum bënë matjen e fundit. 

Analiza e sondazhit/ Berisha para Bashës, por diferenca ngushtohet

Pra edhe për këto dy arsye Basha me sa duket nuk do të jetë prezent në fushatë.

Deri në 6 mars, me gjasë, ne do të shohim Berishën të përfshirë me mish e me shpirt në garë, duke e shndërruar atë në një sfidë kombëtare dhe pasardhësin e tij të munguar, që do e trajtojë të tërën si një problem lokal.

©Lapsi.al

 



21 Comments

  1. Berisha ne peqin ka vene ate qe thote Sali kurva aq ngusht eshte zene Po legenat qe deri dije te hidheshin ne fyt per lulin tani te njejten gje bejne per sali kurven

    1. PO AI THA EDHE RAM KURVA , NANO KURVA DHE BASH KURVA ? APO JU KURVAVE TE KUQE KESHTU JU LEVERDIS? JU QIFSHA ROPT O KURVA PARTIE QE PER PARTI JENI KAIL TE QINI EDHE VETEN TUAJ NE BYTHE O PROSTITUTA . JU QIFT SALA O KURVA TE PATENTUARA

      1. Por atë që nuk duhet t’i pranojnë demokratët për këto 22 vjet Sali Berishës, është pikërisht se falë tij, Durrësi ka 22 vjet që qeveriset nga socialistët. Ky është rekordi më i zi i Sali Berishës në politikë, pasi falë tij, qytetarët durrsakë, në shumicë të djathtë, kanë pranuar të votojnë socialistët dhe jo atë.

    2. Vetem per kete qe ka thene ky duhet votuar me te dyja duart . Politikanet te gjithe ate mbiemer qe ju ka dhene ky kandidati kane . Kush nga ne nuk i ka sha te pakten 100 here keta pisa politikan , si majtas e si djathtas ? Te mbrosh politikanet qe jane shkaktaret e kesa gjendje monstruoze qe jetojme eshte idiotesi me brire .

      1. Ndryshon vertete Bushat, Berisha eshte rraqe e vjeter e komunizmit dhe 30 viteve mashtrim ne gjoja demokraci ndersa Basha eshte brez pa gjynahet e kohes se diktatures, eshte perfaqesues i qytetarise dhe i shkolluar ne perendim.

  2. ndryshimi eshte se sekretari i Partise eshte dhe bythqire dhe kriminel ndersa Basha eshte bythqire dhe idiot Te dy ne nje poc kane pjerdhur bashke per shume vite dhe Basha eshte kopil i vogel i Salih Kurves Te dy kane vjedhur dhe vrare

  3. Analize e paguar, Analize prej sherbetori te neveritshem, Analize e njerezve qe i tmerron shkaterrimi i statukuose mafjoze dominuar nga boshti i se keqes.

  4. Ku ndryshon Berisha nga Basha ? Ja disa ndryshime :
    Berisha eshte lindur e rritur ne qytet, ndryshe nga Basha i lindur thelle ne katund andej nga Tropoja
    Berisha nuk ka qene gjysmen e jetes Sekretar i PPSH ne Spital (ashtu si Basha d.m.th)
    Berisha ndryshe nga Basha, nuk ka qene as President as Kryeminister
    Berisha ka hyre ne skenen politike ne 2005 (jo si Basha qe ne dhjetor 1990)
    pa e zgjatur me tej : Berisha eshte i ftuar ne Departamentin e Shtetit per vizite nga zv. Sek Shtetit Escobar…
    …nderkohe qe Departamenti i Shtetit, madje PERSONALISHT Sekretari i Shtetit Anthony Blinken e ka shpallur ate Bashen pra “Non grata” (por qe Basha kembengul se ja ka ngulur Soros).

  5. Duke lënë mënjanë lakimin e sharrjes primitive e të ndyrë “kurva” që ka inspiruar kjo palo analizë e Bushatit, po cek disa “ndryshime” të dukëshme midis Berishës e Bashës.
    1.- Berisha po shkon drejtë të tetëdhjetave e flet me gjuhën e komentuesve rrugaçë, kurse Basha po shkon drejtë pesëdhjetave e asnjëherë nuk është dëgjuar ta ndyjë gojën me banalitete.
    2.-Basha ka përfunduar studimet në një nga universitetet më prestigjioze të Europës në Hollandë në fakultetin juridik e pas kësaj ka punuar në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës apo në Kosovën e pamvarur për ngritjen e ministrisë së drejtësisë, kurse treshja Berisha, Meta e Rama , janë produkt i shkollave të larta shqiptare ku 30% e prograneve mësimore, merej me historinë e Partisë së Punës, marksizëm leninizmin e ekonominë socialiste, 20% të kohës së studimeve zinin zboret ushtarake, 20% “puna prodhuese” apo aksionet e rinisë e vetëm e vetëm 30% e kohës së studimeve i përkiste përgatitjes profesionale.
    Nga treshja, për hir të së vërtetës duhet pranuar se profesionalisht vetëm Berisha e meritonte titullin doktor në mjeksi, kurse dy të tjerët, Meta e Rama, nuk ja thonin gjëlundi edhe profesionit për të cilin ishin dipllomuar, por as “profesioneve” sekomdare , ngritës peshash apo basketbollist.
    3.- Sa i takon elokuencës, lirshmërisë së shprehjes së mendimit, një cilësi e domosdoshme kjo për një politikan, Berisha me shprehjet zhargone parazitare si “do tju them un juve…..” apo “do të jem i sinqertë me juve….” apo me ndrprerjet e shpeshta të frazave duke i lënë përgjysëm, duket shumë, shumë prapa lirshmërisë së shprehjes e llogjikës së frazave me Bashën.
    4.- Politikani duhet të shquhet për energji e Berisha e ka këtë aftësi, por ama energjitë janë pozitive dhe negative.
    Berisha shquhet më tepër për energji negative sesa pozitive që shquhet Basha.
    Akoma më keq se Berisha janë dy brinjët e tjerë të trekëndëshit të Bermudës sa i takon energjive negative.
    Ka sigurisht edhe ndryshime të tjera të midis Bashës e treshes, por po e mbyll me ndryshimin se Basha është përfaqësuesi i politikës së re të djathtë europiane për Shqipërinë, e treshja është përfaqësuesja e politikës së vjetër të ish Partisë së Punës.

  6. Në gjithë botën drejtësia dënon “bravëthyesit”, dmth, hajdutët, vetëm në Shqipëri akuzohet për faj ai që mbrohet nga hajdutët duke siguruar “bravën” e shtëpisë

  7. E gjithë bota po dënon “sulmuesin” Putin që kërkon të pushtojë Ukrainën, vetëm në Shqipëri akuzohet Basha se mori masa që të mbrojë jetën e tij e të antarëve të partisë së tij.

  8. E gjithë bota demokratike dënon Putinin, Erdoganin apo Kim un Jongun që nuk i ndahen pushtetit për disa dekada, e në Shqipëri sulmohet Basha që nuk ka pasur asnjëherë pushtetin e kryeministrit, kur Rama që ka qenë për 12 vite pashai i një të tretës së Shqipërisë, Tiranës e 9 vite mbret i gjithë Shqipërisë, Berisha që ka 30 vite që nuk do të zbresë nga kali i pushtetit si president e kryeministër apo Meta që i ka provuar të tre postet e larta të pushtetit, kryeministër, kryetar kuvendi e president .

  9. Në SHBA, maksimumi një president mund të zgjidhet për dy mandate e mandej shkëputet nga jeta politike aktive, e po e njejta ndodh edhe në Europën perëndimore, ku shumë rallë një kryeministër rizgjidhet përsëri me ate detyrë.
    Mbi 50% e qytetarëve të Europës perëndimore po ti pyesësh nuk dinë të thonë se kush ka qenë kryeministër, president apo kryetar parlamenti në dekadat e fundit, pasi ata pasi ndrohen tërhiqen nga politika duke i lënë vendin liderëve të rij.
    Në Shqipëri qytetarët i njohin me rrënjë e dhëmballë tre emrat që nuk i janë ndarë politikës për 30 vite, Berisha, Meta Rama.

  10. Ne jemi popull i pagdhendur. Shumica jonë është e paditur prandaj edhe pyet: A mundet që themeluesi i “shtëpisë së lirisë” të shpallet nga institucionet ndërkombëtare të shtypit si “armik i shtypit të lirë”, nga qeveria amerikane si “minues i demokracisë” dhe nga shtypi perëndimor si “ordiner i rrezikshëm” dhe drejtues i “një regjimi gangsterësh”?! A mund dhe a duhet të ndodhë që në një “shtëpi lirie” të rrihen deputetë, gazetarë dhe ish-të përndjekur politikë nga diktatura që kishte ndërtuar “shtëpinë me gjethe”, apo të rrihen, burgosen dhe vriten gazetarë e opozitarë

  11. A mund të jetë arkitekt i “shtëpisë së lirisë” dikush që sulmon institucionet qendrore të shtetit dhe vetë godinën e “shtëpisë së lirisë” për t’i marrë me dhunë e armë meqenëse nuk i merr dot me vota?!

    A mund të jenë pjesë e lirisë dhe demokracisë falsifikimi dhe dhunimi i proceseve zgjedhore ndërpartiake dhe brendapartiake, siç ka ndodhur vazhdimisht tek ne gjatë mbretërimit të Kryearkitektit?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *