• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, Rama: Nuk i njoh Klodian Zoton dhe Stela Gugallen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama deklaroi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se nuk ka njohje me Klodian Zoton dhe Stela Gugallen. Ai u shpreh se nuk i ka takuar asnjëherë.

“Përsa i përket këtyre personazheve se pse nuk vijnë, dua t’ju siguroj që nuk i njoh. Mund t’i njihja por nuk kam pasur asnjë mundësi. Fare nuk i kam takuar ndonjëherë. Përsëri këtu, për çfarë po kërkohen. Pasi Prokuroria po dyshon për një aferë korruptive mes Ministrit dhe këtyre që po ndajnë para’, tha Rama.

Në atë moment, deputeti demokrat Belind Kellici nxori një video ku kryeministri Rama ka qenë në inaugurimin e Inceneatorit të Elbasanit dhe pas tij ndodhen Klodian Zoto dhe Stela Gugalla si pronarë të këtij inceneratori.

“Unë kam shkuar nëpër shumë biznese dhe realisht që ka njerëz me të cilët kam folur, por ka njerëz të cilët kanë ngelur mbrapa. Ja ku është një fotografi e djalit të liderit historic me një grup trafikantësh kokaine dhe të ngrija mbi këtë fotografi një narrrativë, që këta janë duke ngrënë e duke pirë dhe jo 3 metra mbrapa. Më nxore një video që janë tre metra mbrapa meje. Nëse unë sot do ktheja kokën dhe këta mbrapa do të thotë që i njoh”, u përgjigj kreu i qeverisë.



2 Comments

  1. Normale ,ka rradhe ku shkon paraja.Pse cje ti koke turku? Si tha Maks Velo para se te ndronte jete.Ai te perdor. Keshtu ti ke perdoruesit tend fu dore qe sjellin valixhen, besoj Agacin apo Ahmetajn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *