• |
ide | kryesore

Përplaset me makinë me semaforin: traumë në kokë për Ribery

-Instant, Sport



Frikë e madhe për Franck Ribery natën mes të dielës dhe të hënës. Sulmuesi i Salernitana u përfshi në një aksident rrugor në Capaccio-Paestum, një qytet rreth dyzet kilometra nga Salerno. Makina me të cilën udhëtonte francezi është përplasur me semaforin. I dërguar në spital për analiza, Ribery ka rezultuar se ka pësuar një dëmtim të lehtë në kokë dhe është nxjerrë nga spitali me një prognozë prej shtatë ditësh.

“Si pasojë e një aksidenti automobilistik, futbollisti Franck Ribery, i cili nuk ishte personi që po drejtonte makinën, ka pësuar një dëmtim të lehtë në kokë”, bëri të ditur klubi i Salernitanas në një deklaratë. “Sportisti – sqaron sërish klubi kampan – do të qëndrojë pushim, si masë paraprake, për disa ditë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *