• |
ide | kryesore

Video/ Dygolësh, mposht Teutën e kryeson golashënuesit: Seferi bën gjithçka vetë për Tiranën

-Instant, Sport, Video



Tirana e Orges Shehi mundi kampionët në fuqi të Teutës me rezultatin 0-2, falë një dygolëshi të Taulant Seferit në Elbasan Arena, që e diferencoi veten në krye të golashënuesve, tani në kuotën e 14 golave.

Tirana nisi presingun që në fillim duke detyruar kundërshtarët që të gabonin shpesh. Pa Ismajlgecin, por me Përgjonin të rikthyer titullar, bardheblutë u kujdesën të mos kapeshin në befasi nga një Teutë që kishte treguar më parë se mund të ishte cinike, e që kishte kursyer Hykën në pankinë, për të mos u zbilancuar shumë. Një gabim në fakt solli edhe golin e avantazhit, me Seferin që në minutën e 17 pati bashkëpunimin e adoleshentit Dema, që pas dy ndeshjes fantastike, lejoi topin ti shpëtonte nga duart për avantazhin e Tiranës. Bardheblutë luajtën me sigurinë e rezultatit, edhe pse rrezikuan të ndëshkoheshin nga Hebaj në minutën e 37’, kur Bekaj pa goditjen e shkodranit të kalonte ngjitur me shtyllën.

Skenari që u vu në skenë në pjesën e dytë kishte të njëjtën regji, me Tiranën që shfrytëzoi në maksimum mundësitë me minimumin e sforcos. Driblim e goditje në perfeksion nga Seferi në minutën e 60, për golin e 14 në kampionat. Një fitore shumë e rëndësishme e bardhebluve në prag të derbit të kryeqytetit kundër Partizanit. Me këtë tre pikësh Tirana mbetet në vendin e parë me 52 pikë të grumbulluara deri më tani. Teuta nga ana tjetër ndodhet në vendin e gjashtë me 25 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *