• |
ide | kryesore

Qeveria zbythet nga protestat/ Rama lë Dubain dhe premton ndërhyrjen në tregun e naftës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Mjaftuan dy ditë protesta të organizuara nga Nisma Thurje, që kryeministri Rama të lërë kërcënimet, gënjeshtrat e justifikimet dhe të kthehet nga Dubai për të negociuar menjëherë uljen e çmimit të naftës. Fillimisht ishte shfaqur arrogant dhe harbut ndaj ankesave për rritjen e çmimit të naftës, por protestat e kanë detyruar të ndryshojë qëndrim 180 gradë.

Ende nuk i kishte dalë euforia e 6 Marsit, në zgjedhjet që korri fitore përballë një opozite të leckosur, që as nuk guxoi të mbajë një qëndrim të fortë për rritjen e çmimit të naftës.

Të hënën, doli në konferencë bashkë me Ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun që në rrjetet sociale ka marrë pseudonimin “Maria Antuanet”, për zgjidhjen që i gjeti qytetarëve, që duhet të ecin në këmbë dhe të mos e marrin makinën kur dalin të blenë cigare.


Atyre që shpresonin se qeveria do bënte diçka për të rregulluar çmimet, Rama u tha se nuk mund dhe nuk do ta kishte ndërhyrje. Sipas tij, sistemin e kishim zgjedhur që në vitin 1990 dhe nuk ishte qeveria që i vendoste çmimet, por privati. Me duart e ngritura lart, si për ta përforcuar idenë e dorëzimit përballë oligarkëve të karburanteve, Rama tha se “jemi në luftë” dhe me tone kërcënuese paralajëmëroi skenarë dramatikë, sipas të cilëve një ditë mund të ndodhë që të mos ketë as naftë në treg dhe as energji elektrike në rrjet.

I bindur se mllefi nuk do të dilte nga Facebook, kryeministri fluturoi për në Dubai duke u lënë shqiptarëve peshën e rëndë të çmimeve të larta. Me vete, kishte marrë jo vetëm Belinda Ballukun, por edhe Olta Xhaçkën, Delina Ibrahimin dhe Elva Margaritin. Në Dubai kishte udhëtuar edhe ansambli i valleve popullore bashkë me këngëtaren Vikena Kamenica.


Këta kënduan para Ramës dhe disa sheikëve të tjerë, mes të cilëve disa prej njerëzve më të pasur të globit në një ceremoni të organizuar në Dubai me rastin e një panairi.

Ndërkohë në Shqipëri nafta u rrit prap dhe shkoi 260 lekë. Çmimet e ushqimeve u rritën të gjitha. Leku u zhvlerësua, ndërsa bileta e autobuzëve u shtrenjtua.

Politikanët e opozitës tradicionale heshtën. Në vend të tyre, protestat i thirri Nisma Thurje dhe u mbështetën menjëherë nga shoqëria civile.

Mijëra qytetarë në shesh të mërkurën pasdite ishin surprizë. Qeveria u përgjigj prap me arrogancë. Të rinjtë që ishin në protestë u shoqëruan nga policia sepse tentuan të mbanin të bllokuar një prej rrugëve në Tiranë. Policia shoqëroi 16 prej tyre.

Rama paralajmëroi një dalje live në rrjetet sociale në orën 18:30. Në këtë mënyrë do të kishte kohë të shihte se sa qytetarë do të ishin në bulevardin përballë kryeministrisë në ditën e dytë. të protestës.

Të enjten ishin mbledhur akoma më shumë qytetarë. Njëzëri e akuzuan kryeministrin për hajdut dhe ortak me oligarkët e naftës.

Akoma më të shumtë ishin protestuesit përballë kryeministrisë, kur Rama doli në Facebook. Protesta ishte zgjeruar brenda pak orësh në të gjithë Shqipërinë. Në Shkodër, Mirditë, Durrës, Berat etj qytetarët kishin dalë në protestë dhe duke bllokuar rrugët.

Monologun Rama e nisi me pyetjen se “Si mund të akuzosh tjetrin për hajdut pa pasur asnjë provë?” duke dëshmuar se i kishte dëgjuar fjalimet e protestuesve.

Rama nuk e fshehu dot nervozizmin, por u përpoq të mos ishte arrogant. Përmendi se çmimi i energjisë nuk do të rritet dhe se nafta që prodhon Shqipëria mund të përdoret vetëm për bitum. Kryeministri kërkoi 48 orë kohë dhe premtoi se do të ndërhynte që nesër në mëngjes.

I njëjti kryeministër, që dy ditë më parë ngrinte duart lart dhe i linte çmimet në mëshirën e privatit, kësaj radhe u shpreh: “Do ndërhyjmë në çdo tendencë spekulative me cmimin e naftës, duke krijuar brenda 48 orësh, pjesë e planit që do shpaloset në 48 orë, në një akt normativ me fuqinë e ligjit, një kuadër veprimtarie të jashtëzakonshme, një Bord Kombëtar të Administrimit të Karburantit, ku furnizuesit e vendit do jenë në një tavolinë me qeverinë për të bërë gjithë transparencën e cmimeve në mënyrë të përditshme dhe ku marzhi i fitimit do përcaktohet në atë tavolinë”

Me moton “nuk është dita për të fituar, është dita për të rezistuar” Rama u duk se kishte lënë pas hezitimin për të ndërhyrë, duke parë mijëra njerëz që ishin në sheshin përballë kryeministrisë.

Në Tiranë, protestat vazhduan edhe pas premtimit të Ramës për të negociuar çmimin e naftës. Disa prej rrugëve të kryeqytetit u bllokuan, ndërsa disa të rinj u shoqëruan në polici. Protesta të tjera u paralajmëruan.

Edi Rama nuk humbi kohë dhe u takua që mëngjesin e sotëm me furnizuesit e naftës. Kreu i qeverisë tha se e gjithë bota është në mes të një krize, për shkak të luftës.

Kryeministri paralajmëroi furnizuesit e karburantit se nëse në tabelat e pikat të furnizimit për qytetarët do të jetë një çmim tjetër nga ai i përcaktuar nga Bordit Kombëtar për Administrimin e Karburantit, pika do t’i kalojë në administrim shtetit.

“Duhet që brenda nesër të na bëni me dije 5 përfaqësuesit për bordin kombëtar. Nesër pasdite bordi do të mblidhet. Mirë do jetë që mbledhja të jetë me prezencë fizike, më pas do të mblidhet me zoom dhe të gjithë që duan ta ndjekin mund të hyjnë të gjithëve në fund do t’ju jepet çmimi që do të shfaqet në tabelë nesër nga bordi. Nuk është as qëllimi as prirja e qeverisë të kontrollojë çmime. Qeveria do të garantojë transparencën e plotë e pastaj do të thotë fjalën e fundit për çmimin.

Marzhi i fitimit do të ngrijë sipas vendimit që do të marrë bordi dhe cdo furnizues që do të vendosë në tabelë një çmim të ndryshëm, do të humbasë pikën e furnizimit. Kjo do të jetë e sanksionuar me ligj, dhe pika merret në administrim nga shteti.” u shpreh Rama, duke u përpjekur të qetësojë situatën në vend.

Por pavarësisht përpjekjeve të Ramës, protestat parashikohen të jenë të përditshme. Pritet që të shtunën do të kulmojnë në Tiranë, nga ku priten protestues nga i gjithë vendi. Deri tani PD, Komisioni i Rithemelimit dhe LSI janë distancuar dhe organizimi ka mbetur në Facebook nga vetë qytetarët./Lapsi.al



32 Comments

  1. Sa mire e ke perzgjedhur foton e pare Bushat. Te rujte Zoti ,se fale lapsit po ndergjegjesohen njerezit se cfare psikopati i udheheq

    1. Me Rame genjeshtarin akoma merreni juve. Nese ka nje akt ne vend me fuqine me te larte eshte kushtetuta. Ose kurvetetuta me mire se e kane shkerdhyer sa here u ngrihet. Kurse ky rrk thote se per karburantet duart lart! Rrace muti.

    2. Lavdi Zotit më së fundi dolën bajlozët që do ta bëjnë Shqipërinë demokratike.
      Qenkan djemtë majtistë të “Thurjes” sipas Bushatit që nuk i dëgjuam të dënojnë në këto protesta as kriminelin Putin e as vjedhjet e shumta të regjimit të Ramës, por vetëm shtrejtimin e naftës si pasojë e sanksioneve të shteteve perëndimore “imperialiste” e NATO-s, kundër Rusisë “demokratike”

      1. Edhe Bajlozi Rama doli në publik e premtoi se do ta merte vetë në dorë si kryeeksperti ekonomist, e mbrenda 48 orëve do të plotësojë kërkesën e protestuesve duke , që natfta nga 2600 lekë litri të ë bëhet 2400 lekë..
        E njejta histori si me protestat e studentëve që devijuan nga thirrjet marksiste të thurrjeve e çthurrjeve, e që e “detyruan” Ramën që ta merte ai udhëheqjen e tyre.

  2. Po ta kishe nxjerre ate lajmin e meparshem si lajm kryesor,se e kishin masakruar me komente Edvin Ramen.Ja per kete e kam llafin.
    Zbythet Rama: Do nxjerr akt normativ kundër spekulantëve të çmimit të naftës!

    1. A e dëgjuat se si ju drejtua Rama tregëtarëve të naftës ?
      Merni shembull qeverinë ,- ju tha.
      Nja dy-tre muaj mos vidhni kaq shumë por bëjeni si ne me inceneratorët, që vodhëm vetëm 100 milionë euro e 340 milionë të tjera i planifikuam që ti vjedhim për 25 vitet e ardhëshme.

  3. Kur kerkohet zgjidhje gazekaret e opzites equajne zbythje me thonjeza,neserdo i thone arrogant,jane mbushur pothalet e salihut me shpellkare skiftere guerilsa si Coli i debatikut,keni nente vjet qe thoni po te njejtat fjale duke recituar,kurse ramen e votojne

    1. Lideri Suprem shkon ne Emiratet e Bashkuara bashke me haremin qeveritar dhe ne vend tu kerkoje nje nga prodhuesit me te medhenj te botes nafte me cmim me te lire, interesohet qe emiret e Dubait te bejne pallate banimi ne portin e Durresit.

      Sa per zbythjen si nje qen koshash plehrash, nuk eshte shquar ndonjehere per trimeri Rama, e di gjithe Tirana cfare dhjaksi eshte dhe si e perdor pushtetin per te zbutur kete kompleks.

      Pra shkurt nuk do uli asnje takse e asnje akcize, cmimet do jene perseri te larta por ndryshimi eshte se do jete nje komitet i naftes si ai i covidit dhe ku do behet transparence duke luftuar, armikun e padukshem, inflacionin dhe bursen e naftes bruto.

      ps: gjeja me pozitive qe tregoi kjo proteste eshte se megjithese shpopullimin agresiv ka ende rini ky vend

    1. Ky i Miri i Spiropallës mesa duket e ka zgjidhur për vete problemin e çmimit të naftës, pasi parcelat për kultivimin e kanabisit , përdor naftë kontrabandë të hyrë nga doganat .

  4. Mos prisni opoziten te beje levizje te hapura. Jo vetem se ka ka nje beteje te brendshme se kush pozon me fort si pro-amerikan, por edhe sepse perfshirja do te shikohej si perpjekje per te prish unitetin e NATO-s lidhur me sanksionet. Gjithsesi nuk ishte e veshtire qe mes protestuesve te dalloje shume nga fytyrat qe rrethuan Bashen ne 8 janar

    1. Po ç’lidhje kanë protestat në oborrin e SHBA me naftën e çmimin e naftës? Asnjë! Ata kanë lidhje thjesht me një logjikë në kokën e Sali Berishës që synon vetëm një shënjestër dhe armik, që nuk është as Edi Rama e as Lulzim Basha.

      E këtu është përqendruar protesta e fortë, që natyrisht vjen paralel me njerëzit e tij që dalin në televizione, që janë të njohur si pjesë të dhunës së 8 janarit. E pikërisht, në këtë rast, kjo protestë, pra tek oborri virtual-zyrtar i SHBA, nuk ka asnjë lidhje as me çmimin e naftës, e as me qeverinë shqiptare. Janë gjëra krejt të ndryshme…Shpellkari me i ri te lapsi byroisti i vjeter i pd se salihut vrana konti,qe cdo dite i lepin bythen salihut kur ky dhjet

  5. Ore sinqerisht vras mendjen ku jemi katandise, nafta rritet, cmimet rriten, kemi Barren me te lart te akcizes ne rajon, te treten ne Europe nderkohe qe du te parat kane te ardhura 4,500 eur ne muaj per fryme, Keta vjedhin pa mase dhe populli I voton, po vjedhin me lopate, firmosin 16 akte per nje dite dhe Kur nje femije eshte semure dhe kerkon trajtin jashte shtetiy Ose fonde per ti shpetu jeten duhet 6 muaj me u mbledhe 2 bythqira dhe me thane do flasim me ndonje bamires se shteti ska lek. A ka vetedije kombetare ne kete vend?
    Po akoma e mbroni kete legen qe I ka dhane gjysem e shteti Cetit dhe gjysmen tjeter Zamirit?
    Qe pas ketyre oligarkeve fshihen grupet kriminale me te poshtra? Qe ministja Balluku shkerdhehet me nje nga kriminelet wTiranes dhe bejne Pastrim parash? Qe krimi eshte ule kembkryq ne qeveri? Qe promovohet Balkani i Hapur me armikun e shqiptareve?
    Dhe akoma dalin njerez qe mbrojne? Sinqerisht pike integriteti moral skeni, me ju u kap Edhe motrat e grate Rama e quani veten te nderuR

    1. O Vrana Konti te lumte goja! Fiks fare, nuk te luj presjen! Me duket se po na del gjumi, pak me vonese, por besoj se po na del…….

  6. Asnje kthim mbrapsh asnje ulje vigjilence sepse rama perveç se ropqir eshte edhe mashtrues i madh.
    Protesta deri ne shporrjen e ketij xhepisti nashke me banden. Poshte komunistat dhe te bijte

  7. Edhe Bajlozi Rama doli në publik e premtoi se do ta merte vetë në dorë si kryeeksperti ekonomist, e mbrenda 48 orëve do të plotësojë kërkesën e protestuesve duke , që natfta nga 2600 lekë litri të ë bëhet 2400 lekë..
    E njejta histori si me protestat e studentëve që devijuan nga thirrjet marksiste të thurrjeve e çthurrjeve, e që e “detyruan” Ramën që ta merte ai udhëheqjen e tyre.

  8. Per c’do Regjim nuk ka gje me te sikletshme se protestat popullore. Per kete Rame dhjaksin vetem kjo gjuhe duhet perdorur qe te zbrese nga maja e plehut ku kendon si gjel e te behet si pule e lagur.
    Doli si trimosh me Balla-Balluken pas bythe e tregoi se “Jemi ne Lufte”, por sa nisen protestat nen dirigjimin e Endri Fuges nderroi skenar e doli serish sikur ishte nevrikosur me rritesit e cmimeve, thua se i beson me njeri ketyre akteve teatrale te ketij karagjozi .
    Protesta popullore eshte e vetmja gje qe njerezit kane ne dore perballe nje Regjimi varferie, tjeter rruge nuk ka.

  9. Protetat ne Tirane e disa rrethe jane nga me te mirat ne 30 vjet. Ato nuk kane ne krye logo partie, lider politik, kore militantesh te sjelle me autobuza,por qytetari te mirefillte.

    Jane protesta te verteta popullore, te ngjashme me levizjen e studenteve pak vite me pare, te cilat edhe kur manipulohen, shuhen me dhunen e te gjitha forcave policore se bashku apo shperndahen, lene pas jehonen qe na kujton se keshtu duhet te ecim.

    Nuk ka reforme, marketing, media apo mercenare qe mund ta mbuloje kete te vertete.

    Pashe ne Tirane e kudo nje fryme qytetare, aq e domosdoshme per te tundur nga themelet nje qeveri te korruptuar e nje klase politike te deshtuar.

  10. A e dëgjuat se si ju drejtua Rama tregëtarëve të naftës ?
    Merni shembull qeverinë ,- ju tha.
    Nja dy-tre muaj mos vidhni kaq shumë por bëjeni si ne me inceneratorët, që vodhëm vetëm 100 milionë euro e 340 milionë të tjera i planifikuam që ti vjedhim për 25 vitet e ardhëshme.

  11. EC para o Edo ,60 me 1 ne 2023,mbi 100 depute per ps me 2025. Saliu ,lyli,floriri, analistat qe te shajne,elita e lalzit ,shoqatat ojq ,jane miqte e tu me te ngushte dhe sa ti kesh keta perballe fiton cdo lloj zgjedhje.

    1. He me te lumte, keshtu i dua Patronazhistet, aktive ne vijen e pare te rrjeteve sociale!
      (Eh sikur ti kisha tere shqiptaret aq budallenj sa ti do vdisja ne pushtet e do ja lija Zahos trashegim)

  12. Sot Shqipëria ka dy fatkeqësi të mëdha : e para sapo zyrtarizoi partinë e Haxhi Sali Qamilit dhe e dyta e hodhi këtë parti në veprim për të protestuar në kohën e vdekjes, mu ashtu siç bënte Haxhi Qamili në vitin 1914 që ndërsa Shqipëria po gllabërohej nga të gjithë, ndërsa kufijtë e saj ishin në erë, ai i vuri flakën Shqipërisë,si aktivizohenshpellkaret rus te salih karaxhic berishes ketu te lapsi e syri i Qimit,presi kur salihu kryeshpellkari tju vij ne pushtet kaq rrotaKari jeni o shpellkare maloke

  13. Ne mandatin e tij te pare , i gjati ine shkoi ne Itali dhe u propozoi biznesmeneve Italian te investonin ne Shqiperi .
    Midis te tjerave , i gjati ine u tha atyre qe te investojne sepse ne Shqiperi nuk ka sindikata . Te gjithe buzeqeshen , buzeqeshi edhe i gjati ine . Buzeqeshja e Italianeve ishte cinike dhe donte te thoshte : çfare flet ky i marre ? I gjati ine me vone e kuptoi cinizmin e asaj buzeqeshjeje kur pa se asnje biznes serioz nuk investoi ne Shqiperi . Sepse biznesi e di qe aty ku mungojne sindikatat mungon edhe ligji dhe aty ku mungon ligji ata behen prehe e lehte nga politikanet .

    Pra ne kete vend sindikatat mungojne totalisht . Perjashto nje grusht te vogel , pjesa tjeter e shoqerise civile eshte e tera ne dore te te gjatit tone . Televizionet jane pothuajse ne doren dhe presionin e tij . Analistet “e pavarur” jane pothuajse 100% te ndare ne dy kahe dhe mbrojne interesat e politikes dhe jo te shoqerise tone
    ( perjashto tre-kater prej tyre) . Gjithçka tjeter eshte totalisht e kapur nga i gjati ine . Edhe atehere kur ndonje kokekrisur nuk ndalon , ose blehet ose i behet shantash ne te gjitha format e mundeshme dhe nese perseri nuk arrijne ta bindin atehere futen ne loje patronazhistet dhe i gjithe ingranazhi i propagandes duke e shantazhuar apo shpifur e inskenuar meskinitete nga me te ndryshmet .

    E keni pyetur ndonjehere veten pse te gjitha protestat deri tani kane deshtuar 100% ? Pse ato deshtojne pa nisur mire akoma ?

    Shume thjeshte , ato jane spontane dhe pa nje koke qe ti drejtoje dhe si rrjedhoje eshte e destinuar te vdes . Sepse sindikata nuk ka , shoqeri civile gjithashtu . drejtues nuk ka . Atehere si i behet ? Detyrimisht eshte e domosdoshme te nderhyje dhe ti mbeshtes opozita .
    Derime sot i gjati ine dhe propaganda e tij merushiane ka lozur me ndjenjen e inferioritetit apo ndjenjen e fajit te Shiptareve nese ata perfaqesohen nga opozita . Vellezer , kjo ka qene nje loje e paramenduar mire e politikaneve me ne . Po nuk pati nje koke dhe nje drejtues , gjithmone do deshtojme . Do deshtojme jo vetem kundra kesaj makinerie super te pregatitur e te rafinuar por do deshtojme edhe perballe nje patronazhisti te vetem nese nuk kemi nje koke drejtuese . Mos bini preh e propagandes dhe e delenxhinjeve te politikes se mbrapsht , duhet te shohim interesin tone . Mos harroni shprehjen , armiku i armikut tim eshte miku im . Prandaj nese duam te triumfojme duhet te bashepunojme jo vetem me opoziten por me kedo qe eshte me kauzen tone te drejte .

    Opozites i lind per detyre te nderhyje sa me pare dhe te marr komanden e protestes , ende pa deshtuar .
    Respekte te gjithe opozitareve ne veçanti dhe te gjithe Shqiptare ne pergjithesi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *