• |
ide | kryesore

Aktori i njohur rrëfen problemet me alkolin:Ndihesha i pamjaftueshëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori  i njohur Josh Peck ka folur së fundmi për varësinë e tij ndaj alkolit dhe drogës.

Në një intervistë për ‘People’,Peck rrëfeu se varësia nisi pasi humbi peshë në adoleshencë.”Pavarësisht se u dobësova isha po i njëjti njeri në një trup të ri. Fillova t’i ekzagjeroja gjërat. Dhe pastaj zbulova drogën dhe alkoolin. Dhe ky u bë kapitulli im i ardhshëm. Përdora ushqimin dhe drogën si një mënyrë për të mpirë ndjenjat e mia “, u shpreh ai.

Më pas, Josh tregoi se konsumimi i tyre ishte për për të maskuar dhimbjen dhe pasiguritë që e kishin zanafillën nga bullizmi i përjetuar në fëmijëri.”Ishte me të vërtetë një shuplakë,” kujtoi aktori. “Mendoja se isha më i sigurt dhe tërheqës kur merrja drogë. Isha duke u përpjekur të ndaloja mendimet që nuk isha i mjaftueshëm”. Peck deklaroi se hoqi dorë në vitin 2008 pasi kuptoi se kishte zhvilluar një reputacion në Hollywood si një person “i paqëndrueshëm dhe i çrregullt” dhe kjo gjë mund të conte në shkatërrimin e karrierës së tij./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *