• |
ide | kryesore

“Këtë vit mund ta fitojmë”: Chiellini ëndërron Champions e për të ardhmen “do t’i telefonoj Ibrahimovic”

-Instant, Sport



“Këtë vit mund të përpiqemi ta fitojmë”. Pak ditë para sfidës kundër Villarreal, që mund të vlejë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Giorgio Chiellini vë në shënjestër objektivin e madh: “Champions është diçka që më mungon dhe që Juventusit i mungon që nga viti 1996 – deklaroi mbrojtësi në një intervistë të gjatë për Times – I jemi afruar shumë, përpiqemi çdo vit, por është një turne ku jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë. Në tre vitet e fundit jemi eliminuar nga Porto, Lyon dhe Ajax. Nuk mund të jemi të kënaqur. Këtë vit mund të përpiqemi ta fitojmë”.

Gjatë intervistës për gazetën britanike, u diskutua edhe për kampionatin e fundit evropian të fituar nga kombëtarja italiane, veçanërisht finalja në Ëembley kundër Anglisë: “Ata kishin shumë më tepër presion se ne dhe ndonjëherë presioni të jep energji, por ndonjëherë është një pengesë. Ne e perceptuam këtë frikë. Ndoshta jo frikë… Por nervozizmin, tensionin e tyre – shpjegoi Chiellini – Në fund të pjesës së parë, me Anglinë në avantazh 1-0, kishte qetësi në dhomën tonë të zhveshjes. Ishim të sigurt që nëse do ta mbanim topin do të shënonim. Sigurisht që do të gjenim zgjidhjen për ta bërë këtë. Të ruaje nervat ishte gjëja më e rëndësishme dhe më pas ishim me fat te penalltitë. Barazimi ishte rezultati më i drejtë për atë ndeshje”.

Nga e kaluara në të ardhmen, atë të yjeve të viteve të ardhshme si Mbappé (“Më i talentuari. Kam luajtur kundër tij për herë të parë në 2017, ai ishte 18 vjeç, por ishte që atëherë i jashtëzakonshëm. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë është ai tani dhe çfarë mund të bëjë në të ardhmen”) dhe gjithashtu edhe të tijën, me datën e lamtumirës me futbollin që në mënyrë të pashmangshme afrohet gjithnjë e më shumë. Edhe pse nuk është e thënë: “Ndoshta duhet të telefonoj Zlatanin (Ibrahimovic) dhe të vendos bashkë me të…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *