• |
ide | kryesore

Rrëfimi tronditës i Jardel: “Drogohesha gjatë pushimeve për të evituar kontrollet antidoping…”

-Instant, Sport



Mário Jardel, gola pa fund për rreth njëzet sezone… por rreth brazilianit vërtitej gjithnjë fantazma e drogës. Sulmuesi ka mbetur në kujtesën e të gjithëve për sezonet e tij mahnitëse me Porto, me të cilën luajti nga viti 1996 deri në vitin 2000 dhe fitoi katër kampionate kombëtare. Në jetën e tij, në fakt, Jardel ka luajtur kudo: Brazil, Turqi, Angli, Itali, Argjentinë, Spanjë, Qipro, Australi, Bullgari dhe në fund Arabinë Saudite. Nëse do të kishte pasur më shumë vazhdimësi, ndoshta karriera e tij do të kishte qenë më e mirë. I gjithë faji është i veseve në kohën e lirë…

DROGA – Ish-sulmuesi pranoi se kishte marrë drogë gjatë sezoneve në të cilat ishte futbollist profesionist. Jardel tregoi historinë e tij për kanalin në YouTube, Pilhado: “Hyra në botën e drogës nga kurioziteti kur luaja në klube në Evropë. Takova disa njerëz dhe ata ma ofruan. Fillova ta konsumoja rregullisht kur isha me pushime, sepse gjatë ndeshjeve do të kishte kontrolle anti-doping”. Jardel mendon se protagonistët e botës së futbollit mund të përfundojnë në tunelin e drogës edhe pa e kuptuar fare: “Ke shumë para dhe ka shumë kurthe, miqësi, tundime dhe kuriozitete përreth”.

GRUAJA – Braziliani ishte një nga sulmuesit më të mirë mes fundit të viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000: çfarë mund të kishte bërë ai pa drogën? Jardel nuk do ta ketë kurrë kundërprovën, por mund të thotë se doli nga ai ves falë gruas së tij: “Sot e kam hequr qafe dhe gruaja ime ishte vendimtare për ta bërë këtë. E falënderoj sepse ishte gjithmonë pranë meje. Kur shkoja në festa vinte shpesh edhe ajo, sepse në ato ambiente ka më shumë gjasa të përfundosh i droguar sidomos pasi ke pirë. Tani dua ti jap fëmijëve të mi një imazh të mirë dhe të bëj punë sociale kështu që të rinjtë të mos bëjnë gabimet që kam bërë unë në të kaluarën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *