• |
ide | kryesore

Dorëheqja e Lul Bashës/ Dyshimet se po bën një lojë për t’u rikthyer në krye të PD-së

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Lulzim Basha lexoi me shpejtësi fjalimin e dorëheqjes para deputetëve dhe kryetarëve të degëve të PD-së për t’u larguar më pas në këmbë nga selia blu. Me daljen nga zyra, Basha kënaq jo vetëm deputetët që i dhanë ultimatum, por edhe shuan zërat nga opinioni publik që kërkonin me ngulm dorëheqjen pas humbjes së 6 Marsit.

Por mënyra se si e dha dorëheqjen la pas dyshime se Basha po luan një lojë, me anë të së cilës fiton kohë dhe rikthehet sërish në krye të PD-së. I pari që e artikuloi këtë ishte deputeti Ervin Salianji, i cili e quajti dorëheqjen një “truk” pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Duke shpjeguar shenjat nëpërmjet të cilave ai lexon këtë truk, Salianji tha: “Sepse në përgjigje të pyetjes së një prej antarëve të Kryesisë që e pyeti, nëse kjo ishte një dorëheqje përfundimtare dhe disa pyetje të tjera, (Basha) nuk kishte një qëndrim të qartë dhe fakti që lihet mundësia apo aludohet që një vit Partia Demokratike do të vazhdojë në këtë gjendje deri në zgjedhjet lokale pa pasur një qëndrim të qartë, pa grup pune, pa dakortësinë e grupit, por vetëm duke e anonçuar pa u konsultuar me institucione, mendoj se mund të jetë një truk”.

Në fakt, forma me të cilën u largua Basha lë hapësirë për dyshime, për shkak të disa lëvizjeje të shpejta që pasuan dhe që e mbajnë PD nën kontrollin e rrethit të ngushtë të besnikëve të Bashës.

E tillë ishte rezoluta që doli brenda pak minutash nga PD, ku binte në sy kërkesa për të larguar Sali Berishën me të njëjtën arsye që dha Basha kur e pezulloi atë, pra; shpallja non grata nga SHBA.

Rezoluta u lexua në emër të grupit parlamentar, megjithëse aty mungonin një pjesë e mirë e deputetëve.

Me të njëjtin nxitim, erdhi caktimi i drejtimit të ri të PD-së në duart e Enkelejd Alibeajt, që përveçse drejton Fierin, Shkodrën, grupin parlamentar, tani do të drejtojë edhe partinë. Ishte sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi që njoftoi se Jorida Tabaku kishte refuzuar drejtimin, ofertë të cilën e kishte pranuar Enkelejd Alibeaj.

Me dorëheqjen e kësaj të hëne, Lulzim Basha ngriti shumë dyshime, ndërsa qëndron me njërën këmbë jashtë dhe me një tjetër brenda selisë së PD-së, duke mbajtur gjallë përçarjen brenda të djathtëve.

Në ikje, Basha u ndal në një restorant për të darkuar me kryetarët e degëve, të cilët e kishin kundërshtuar dorëheqjen e tij. Rrethimi nga grupi i besnikëve, ngjan me një shfaqje force, pas së cilës dorëheqja mbetet ende për t’u provuar./Lapsi.al



23 Comments

  1. Si gjithmon, nuk zhgenjen kjo part.
    Parti me njerz skutha dhe intrigant.
    Lesh hesapi. Pune leshi. Lesh arapi.

    1. Problemi eshte qe Basha do ta shtyje situaten deri ne zgjedhjet e tjera kur te behet 1%. Pyetja eshte ca do beje Berisha tani qe pengmarrja u la ne dore te Alibeajt.

    2. Enkeled Aliplera dhe gaz bardhyli ti len lojrat se po urrehen nga demokratet per lojrat debile qe po bejn. Nuk i do njeri me keto lojra

  2. Eh i qr, sikur të ndodhi vërtet! … Do jetë shfaqje më e bukur se borbardha dhe shtatë xhuxhat.

    I qr 🙂

    1. Për cilën “ambasadë” e ke fjalën, për ate serbe Ruse apo kineze apo për ate amerikane.
      Të mos kishte mbështetur shqiptarët SHBA, soz zë do të shkruaje serbisht ose greqisht.

      1. Hwxhiqamilet e duan ameriken vetem nese mbeshtet varrmihesit e demokracise Berisha, Rama, Meta dhe harrojne historine dhe mbeshtetjen jetike qe SHBA ka dhene per ekxistencen e Shqiperise, Kosoves dhe shqiptareve.

  3. Lllapa-sssisstave nuk i shko mire asgjo. Hall me nejt ne krye te Pd dhe hall me ik …. Hall me e fut e hall me qit. E po qo pune ….

  4. Lulushi jo loje te beje po Patinazh ne akull te beje me ne -PD-nuk vjen dot ne drejtimin e saj.

  5. Kur bojkotuan zgjedhjet lokale pretenduan se kishin 85 për qind të elektoratit që nuk doli në votime. Por kur u futën në zgjedhjet e pjesshme lokale ‘festuan’ të përçarë fitoren 5-1 të PS-së. Dy opozitat e bashkuara që morën vendin e dytë u gëzuan thjesht për vendin e tretë që zuri Lulzim Basha, ndonëse gati e njëjta përqindje sërish nuk doli në votime.

  6. Basha ben tani kinezerira pdr “dinjitet se edhe atq qe e mbeshteten per ta perdorur e quajne limon i shtrydhur.
    Ndoshta gjen vend ne OSBE….

  7. Basha ben tani kinezerira per “dinjitet” se edhe ata qe e mbeshteten per ta perdorur e quajne limon i shtrydhur.
    Ndoshta gjen vend ne OSBE….

  8. Nuk mund të ketë kurrë bashkim, kur atij që ke përballë nuk i gjen dhe nuk i lëvdon asnjë gjest fisnik, por i kujton vetëm çfarë ka thënë para 25 prillit dhe ato që ka thënë pas 25 prillit, si është shprehur para dhe pastaj, të nesërmen e 9 shtatorit! Flitet për ura bashkimi dhe nuk shihet asnjë këmbëz ure! Flitet për dashuri dhe prodhohet urrejtje! Është e dukshme pamundësia e një bashkimi, kur në mes të udhës së përparimit do të gjendet gjithmonë ajo figura emblematike e atij njeriu, që në historinë e atij vendi ka sjellë aq përçarje, aq gjak, aq sëmundje dhe aq vdekje.

  9. “Dyshimet se po bën një lojë për tu rikthyer në krye të PD”
    Kësaj i thonë zbrit se të vrava, hyp se të vrava.
    Basha është diku 30 vite më i ri se Berisha , dhe e paska të ndaluar që të aspirojë për të nglelur kryetar i parrtisë demokratile e për të provuar veten si kryeministër..
    Ndërkaq e shohin si të natyrëshme rikthimin e Berishës tre herë në pushtet, tre herë me “programe” të ndryshme politike, nga programi i mandatit të parë , një program politik i majtë social demokrat, në një program të së djathtës së moderuar në mandatin e dytë, e tani me “programin” republikan konservator, pasi u shpall non grata nga presidenca e demokratit amerikan Bajden.

  10. Lul Basha i shkerdheu Argiten Salih Plehut ,me vone shkerdheu dhe Salehun vete,tani do kthehet per here te trete ta qije ne bythe Saleh berishen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *