• |
ide | kryesore

Dhunonte vajzat në rrugë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Arrestohet në Tiranë Denis.T 30 vjeç, i njohur si dhunuesi i shumë vajzave në kryeqytet. Policia bën me dije se 30 vjeçari është arrestuar për plagosje të lehtë me dashje.

Ai ka rënë në prangat e policisë pas një kallëzimi të bërë nga një 26 vjeçare dhe një 29 vjeçare banuese të dyja në Rrugën e Bogdanëve. Vajzat kanë deklaruar se 30 vjeçari i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale.

I riu jeton në rrugën “Myslym Shyri” dhe jo pak herë ka dhunuar vajza që shikon vetëm në rrugë, në orët e vona të natës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – D. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës se djeshme kanë bërë kallëzim shtetaset A. R., 26 vjeçe dhe M. R., 29 vjeçe, banuese të dyja në Rrugën e Bogdanëve, se një shtetas i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin D. T., ku në përfundim të veprimeve u bë dhe arrestimi i tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.



6 Comments

  1. PSIKOPATIA NE VEPRIM
    LEXONI PER PSIKOPATET NJERZ SE DO TE MERRNI VETEN MEQAFE

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

  2. Kelysh kollovaresh pervers, dhe patronazhisteje qe eshte shqyer nga te gjitha vrimat trotuareve te evropes …..duhet te jete ki bitheqiri.
    Pjelle prostitucioni tranzicioni.
    Vuan nga sindroma e rameshurres, perdhunues dhe poshterues maniak i vajzave dhe grave.
    Po ca ke me vajzat o bastard?

  3. Ne Shqiperi duhet peepunuar nje ligj specifik kunder dhunes ndaj grave.
    ‘Plagosje e lehte’ nuk kund te qendroje kurrsesi per nje dhunues psikopat serial ne qender te kryeqytetit.
    Do rritur denimi per keta lloje monstrash, por i rregulluar me ligj te vecante

  4. VEC MOS E MBESHTESTE AMBASADORJA SE DO TE BEHET NJERIU ME I DASHUR KY PSIKOPATI !!!!

    DO TE THOTE AMBASADORJA ‘PRINDI NJE DHE PRINDI DY NUK PRODHOJNE TE KETILLE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *