• |
ide | kryesore

Trajneri i Brazilit mbyll historitë e trilluara: “Më fal Arteta, më fal Arsenal, janë vetëm gënjeshtra”

-Instant, Sport



Trajneri i Brazilit, Tite, ka mohuar zërat se ai do të ulet në pankinën e Arsenal. “Ndjesia ime është një trishtim i madh, sepse publikut i jepet një informacion që është në të vërtetë gënjeshtër. Mund të rrini të qetë, unë kam një sjellje personale, një qëndrim profesional dhe një ndjesi përgjegjësie ndaj Seleçãos. Më fal Arteta, më fal Arsenal, nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë”. tha ai.

Trajneri i 5 herë kampionëve të botës ka hedhur, kështu, poshtë me forcë zërat se ai është në bisedime për të zëvendësuar Mikel Artetën si trajner i Arsenalit pas Kupës së Botës 2022. Mediat braziliane publikuan një histori javën e kaluar, e cila sugjeronte se Gunners kishin hapur tashmë negociatat për zëvendësimin e Artetës për sezonin 2022/23, duke injoruar faktin se Arsenali është në pozicionin më të mirë në të cilin ka qenë prej një kohë të gjatë në Premier League. Ideja që Arsenal do të zëvendësonte Arteta me Tite dukej e pakuptimtë që në fillim, dhe tani trajneri i Brazilit ka konfirmuar se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *