• |
ide | kryesore

Këngëtarja e njohur ndryshon zyrtarisht emrin e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Kelly Clarkson ka finalizuar ndryshimin e emrit të saj dhe tani do të njihet ligjërisht si Kelly Brianne.

Një gjykatës në Kaliforni i dha këngëtares, emrin e saj të ri, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Page Six.

“Pa asnjë kundërshtim, peticioni për ndryshimin e emrit pranohet”, thuhet në dokumente. “Dekreti është nënshkruar dhe depozituar. Emri i kërkuesit është ndryshuar nga KELLY BRIANNE CLARKSON në KELLY BRIANNE.”

Clarkson – e cila paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin e saj ligjor në shkurt – shpjegoi në një intervistë të fundit me “People se vendimi i saj erdhi nga divorci me Brandon Blackstock.

“Sapo u divorcova, kështu që m’u desh të hiqja mbiemrin e ish  bashkëshortit”,u shpreh ajo.“Unë thjesht e mbajta emrin tim të mesëm për jetën time personale. Unë jam ende Kelly Clarkson.”

Në divorcin e diskutueshëm e saj  me Blackstock, fitueses së Grammy-t iu dha kujdestaria kryesore e dy fëmijëve të tyre – vajzës River, 7, dhe djalit Remington, 5 – ndërsa Brandon, i cili banon në Montana, do t’i ketë fëmijët një fundjavë në muaj.Kelly do të mbajë fermën e ish-çiftit në Montana, megjithëse Blackstock, 45 vjeç, lejohet të jetojë atje deri më 1 qershor. Nëse ai zgjedh të qëndrojë në pronën e madhe, ai duhet të paguajë  12,500 dollarë në muaj qira.Artistja bëri kërkesë për divorc në qershor 2020 pas gati shtatë vitesh martesë. Ata u deklaruan ligjërisht beqarë në gusht 2021./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *