• |
ide | kryesore

Vajza e Will Smith reagon pas incidentit në Oscars: Jini mirëkuptues

-Instant, Paparazzi, Slider



Vajza e Will Smith, Willow ka reaguar së fundmi pas incidentit të ndodhur mes aktorit dhe komedianit Chris Rock në Oscar 2022.

Përmes rrjetit social,Instagram, Willow postoi një video nga folësi motivues Jay Shetty që thoshte: “E dini kush po kalon shumë vështirësi tani? Gati të gjithë. Vetëm ji mirëkuptues.”

Toni i mesazhit pasqyronte një të ngjashëm të postuar nga mamaja Jada Pinkett Smith, e cila thoshte, “Ky është një sezon për shërim dhe unë jam këtu për të”.

Ndërkohë , vëllai i Willow, Jaden , ka mbështetur publikisht babain e tyre. “Dhe kështu e bëjmë ne”, shkroi ai në Twitter pas mbarimit të ceremonisë.

Will goditi me shuplakë Rock, , pasi komediani bëri shaka për stilin e flokëve të Jada e cila vuan nga alopecia.Pasi incidentit , ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij në “King Richard”.Gjatë fjalimit të pranimit, ylli i “Bad Boys” u kërkoi falje të gjithëve përveç Rock.Sidoqoftë, më vonë Smith i kërkoi falje publike komedianit.

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese”, shkroi fituesi i Oskarit të hënën pasdite. “Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s sime ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *