• |
ide | kryesore

Kim Kardashian flet për lidhjen me komedianin: Jam shumë e lumtur

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka folur së fundmi mbi marrëdhënien e saj me komedianin, Pete Davidson.

Në një intervistë me bashkë-prezantuesin e “GMA”, Kim, rrëfeu se është shumë e lumtur dhe në paqe.

“Dmth, unë jam një vajzë e marrëdhënieve serioze. Nuk do të isha me dikë nëse nuk do të kisha në plan të kaloja shumë kohë me të”, shpjegoi Kardashian, 41 vjeç.“Natyrisht që dua të marr kohën time, por jam shumë e kënaqur dhe është një ndjenjë shumë e mirë vetëm të jesh në paqe”.

Intervista e cila do të  transmetohet të mërkurën do të shfaqë gjithashtu Kris Jenner, 66, Kourtney Kardashian, 42, dhe Khloé Kardashian, 37, të cilët do të flasin gjithashtu për  marrëdhënien e tyre.

“Ai thjesht e bën atë të qeshë dhe ajo qesh gjatë gjithë kohës,” tha Khloé, ndërsa Jenner e përshkroi atë si “të shkëlqyer” dhe “një djalë vërtet të bukur”.

Sigurisht, takimet në sytë e publikut nuk kanë qenë të qetë për ciftin . Të dy duruan kërcënime të ndryshme dhe sulme në mediat sociale nga  Kanye West.Kim paraqiti kërkesën për divorc nga reperi në shkurt 2021./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *