• |
ide | kryesore

Zelensky: Sulmi në stacionin hekurudhor tregon se e keqja ruse s’ka kufi

-Instant, Lajme, Planet



Të gjithë të vrarët në sulmin në stacionin hekurudhor në Kramatorsk ishin civilë, ka konfirmuar presidenti ukrainas. Volodymyr Zelenskyy tha se nuk kishte ushtarë në mesin e atyre që vdiqën.

Ai tha se të paktën 30 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur, por guvernatori i rajonit të Donetsk më parë tha se numri aktual i të vdekurve besohet të jetë më shumë.

Korrespondentit të Sky News, John Sparks, i është thënë se katër fëmijë janë mesin e viktimave.

“Në mungesë të forcës dhe guximit për të na përballur në fushën e betejës, ata po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullatën civile”, tha Zelenskyy në një deklaratë.

“Kjo është një e keqe që nuk ka kufi. Dhe nëse nuk dënohet, nuk do të ndalet kurrë.

“Forcat ruse goditën stacionin e trenit në Kramatorsk, qëlluan në një stacion treni të zakonshëm, mbi njerëzit e zakonshëm. Nuk kishte ushtarë atje”, deklaroi Zelensky.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *