• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve/ Meta: Të tregojnë kush u dha garanci për të shkelur ligjin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i vendit Ilir Meta ka të dalë në një konferencë me mediat, ku ka folur edhe për aferën e inceneratorëve. Kreu i shtetit u bëri thirrje personave të shpallur në kërkim të pendohen dhe të tregojnë kush ju ka dhëne garanci për të shkelur ligjin. Ndërkohë Meta shton se pavarësisht se Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë në kërkim, pagesat ndaj tyre vijojnë dhe paratë jepen.

“Kanë frikë se mos bëjnë ndonjë gabim dhe populli zgjedh president të gabuar. Rilindja po bën përpjekje të jashtëzakonshme të gjejë një President të mirë. Por Presidenti ka detyra para të largohet. Për Inceneratorët kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. Organizim të pashembullt të pushteti vendor. Presidenti pret deri më 25 prill dhe pret përgjegjshmëri dhe reagim. Asnjë nuk është para përgjegjësisë së ligjit. Treshja e famshme ka dal jashtë vendit. Dhe ata që janë ndaluar po bëjnë sikur po marrin ca dënime dhe përfshirjen e tyre në grup kriminal. U bëj thirrje të pendohen dhe të tregojnë se kush u ka dhënë leje të përfshihen.” u shprehe Meta..

Kreu i shtetit ka thënë se do të nis një tur llogaridhënie me atë që e ka cilësuar si “Komiteti i Transparencës” për sa i përket aferës së inceneratorëve. Sipas Metes ky komitet do të përbëhet me ekspertë të evazionit fiskal dhe të ligjit në mënyrë që të bëhet transparencë për aferën e Inceneratorëve.

“Do ndërtojmë Komitet për Transparencës për Aferën e Inceneratorëve. Me njerëz kompetentë për financa evazion fiskal dhe të ligjit. Kudo në Shqipëri. Përmes takimeve, konferencave dhe bashkëbisedimeve. Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Sicili sesa këtu.” tha Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *