• |
ide | kryesore

Gjici ka 6 muaj që shtyn afatet e inaugurimit të stadiumit: më shpejt po bëhet gati fusha stërvitore

-Instant, Sport, Video



Kukësi nuk po arrin të luajë ende në stadiumin e tyre të ri, pavarësisht se ideja ishte që sezonin aktual ta nisin pikërisht në Zeqir Ymerin e ri e, më pas, afatet u shtynë rregullisht nga nëntori te ndeshja më Tiranën në fazën e dytë, ajo me Dinamon për të superuar edhe përplasjen e fazës së tretë me bardheblutë. Parshikimet e Safet Gjicit janë rrëzuar rregullisht nga kushtet atmosferike, por vonesa e inaugurimit të stadiumit të ri “Kukës Arena” po bëhet aq e zvarritur sa po parakalohet edhe nga ndërtimi i fushës së aneksit, ku do të kryejë stërvitjet skuadra e parë veri lindore.

Së shpejti këtij qyteti do t’i shtohet edhe një fushë me përmasa të mëdha që po ndërtohet nga e para ngjitur me stadiumin e ri dhe do të shërbejë si një kompleks stërvitor për të gjitha ekipet e Kukësit. Së bashku me stadiumin e ri, aneksi stërvitor i ndërtuar nga e para pritet të sjellë një hov cilësor për futbollin kuksian dhe për ekipet zinxhir, që tashmë do të kenë një infrastrukturë moderne.

Bëhet fjalë për një bashkëfinancim me Bashkinë e Kukësit, teksa FSHF do të investojë në këtë fushë të re një shifër të përafërt me 15 mijë euro. Punimet për këtë fushë po ecin me ritme të shpejta dhe pritet që për një muaj të jetë gati për të pritur seancat stërvitore të ekipeve të Kukësit.

https://youtu.be/-nZgT81OdJI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *