• |
ide | kryesore

Kancelarin e gjykatës së Elbasanit e goditën me sende të forta në kokë, shoqërohen në polici 7 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



7 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për plagosjen e kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi, mbrëmjen e së dielës. Ngjarja ndodhi në rrugicat e kalasë teksa 51 vjeçari kthehej për në shtëpi. Ai është goditur disa herë me leva në kokë e trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sulkuqi mori ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit ku edhe do të pyetet nga policia mbi ngjarjen. Dyshimet e para të policisë bien mbi konflikte të mundshme për shkak të detyrës, por mësohet se 51 vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk a mundur të identifikojë autorët pasi goditja ka qenë e papritur.

Policia ndërkohë ka sekuestruar edhe kamerat e bizneseve rrotull vendit të ngjarjes të cilat pritet të hedhin dritë mbi identifikimin e autorëve. 51 vjeçari Ledio Sulkuqi mban detyrën e kancelarit të Gjykatës së Elbasanit prej disa vitesh.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *