• |
ide | kryesore

Presidencialet/ Franca përballë rrezikut të ekstremit të djathtë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Planet



Franca do të përballet me një fushatë brutale dyjavore për të ardhmen e vendit, pasi presidenti aktual i qendrës, Emmanuel Macron, do të sfidojë Marine Le Pen të ekstremit të djathtë për presidencën, duke u pozicionuar si një “progresist” pro- evropian kundër asaj që ai e konsideron si anti- myslimane, me program nacionalist dhe “mike” të Vladimir Putin.

Macron kryesoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze të së dielës me 27.6% të votave, ndaj 23.4% të Le Pen, sipas rezultateve fillestare të parashikuara nga Ipsos për France Télévisions.

Ai arriti një rezultat më të mirë në raundin e parë, në krahasim me pesë vjet më parë dhe padyshim që fitoi mbështetje në orët e fundit të fushatës pas paralajmërimeve të tij të ashpra se votuesit duhej të frenonin të djathtën ekstreme dhe për të mbrojtur vendin e Francës në skenën diplomatike pas luftës në Ukrainë.

Por rezultati i Le Pen ishte gjithashtu më i lartë se pesë vjet më parë. Ajo ka fituar vazhdimisht mbështetje pas fushatës së fortë për krizën e kostos së jetesës dhe inflacionin, të cilat ishin bërë shqetësimi më i madh i votuesve.

Të gjithë kandidatët kryesorë, me përjashtim të ekspertit televiziv të ekstremit të djathtë, Éric Zemmour, menjëherë u bënë thirrje francezëve që të votojnë taktikisht për të mbajtur larg Le Pen, në raundin e dytë.

Macron u tha gazetarëve: “Kur e djathta ekstreme, në të gjitha format e saj, përfaqëson kaq shumë në Francë, nuk mund të konsideroni se gjërat po shkojnë mirë, kështu që ju duhet të dilni dhe t’i bindni njerëzit me shumë përulësi dhe respekt për ata të cilët nuk ishin në anën tonë në këtë raund të parë.” Ai u tha mbështetësve: “Mos gaboni, asgjë nuk është vendosur dhe debati që do të kemi në dy javët e ardhshme do të jetë vendimtar për vendin tonë dhe për Evropën”.

Në fjalimin e saj triumfues, Le Pen u përpoq të përfitonte nga ndjenja anti-Macron pas protestave antiqeveritare të jelekëve të verdhë dhe e quajti atë si përçarës dhe polarizues. Ajo tha se raundi i fundit do të ishte “një zgjedhje themelore midis dy vizioneve të kundërta të shoqërisë”, të cilat ajo i shihte si “ndarja dhe çrregullimi” i Macron ose premtimi i saj për “drejtësi sociale” për të mbrojtur “shoqërinë dhe qytetërimin”. Ajo u bëri thirrje “të gjithë atyre që nuk votuan për Macron” t’i bashkohen asaj.

Mélenchon i majtë doli i treti, me 22% të votave shumë më lart se parashikimi, duke forcuar pozicionin e tij si përfaqësuesi më dinjitoz në të majtë pas fushatës për koston e jetesës dhe ndryshimin e sistemit presidencial. Ndërsa gara e re rifilloi që të dielën mbrëma për Macron dhe Le Pen për të marrë mbështetjen e kandidatëve më të vegjël, zgjedhja e votuesve të Mélenchon tani është thelbësore. Mélenchon menjëherë mbajti një fjalim në Paris duke thirrur tre herë: “Mos i jepni asnjë votë Marine Le Pen!” mes brohoritjeve të mëdha. Shumica e mbështetësve të tij të majtë pesë vjet më parë zgjodhën të votonin për Macron në raundin e dytë thjesht për të mbajtur larg Le Pen. Por sondazhet këtë herë kanë sugjeruar se një numër prej tyre mund të tundohen të votojnë Le Pen në shenjë proteste kundër Macron.

Zemmour, i cili akuzohet për nxitje të urrejtjes racore dhe kandidoi me një platformë nxitëse kundër imigracionit, doli i katërti me 7.1% të votave – më pak se sa kishte shpresuar. Ai menjëherë u bëri thirrje votuesve të tij që të mbështesin Le Pen.

Tronditja më e madhe e natës ishte rezultati shumë i ulët i Valérie Pécresse, kandidatja e partisë tradicionale të djathtë të Nicolas Sarkozy, “Les Républicains”. Ajo ka marre më pak se 5% – një tregues i dobët që ka të ngjarë të çojë në shpërbërjen e partisë së saj në favor të palëve të vijës së ashpër. Kjo mund ta lërë Francën në një pozitë unike në Evropë të mbizotëruar nga nacionalistët anti sistem.

Në një fjalim para mbështetësve, Pécresse tha: “Afërsia historike [e Le Pen] me Vladimir Putin e diskrediton atë nga mbrojtja e interesave të vendit tonë në këto kohë tragjike. Zgjedhja e saj do të nënkuptonte se Franca do të bëhej e parëndësishme në skenën evropiane dhe ndërkombëtare. Prandaj, dhe pavarësisht nga mosmarrëveshja ime e fortë me Macron, unë do të votoj për të në mënyrë që të ndaloj Marine Le Pen”

Platforma radikale kundër emigracionit e të djathtës ekstreme të Le Pen përfshin ndalimin e shamisë myslimane në të gjitha vendet publike, duke përfshirë edhe në rrugë. Por, duke u fokusuar në vështirësitë e familjeve për të përballuar jetesën, ajo arriti të neutralizojë frikën historike për partinë e saj. Këtë muaj ajo u bë personaliteti i dytë politik i preferuar i Francës, pas ish kryeministrit Édouard Philippe.

Disa broshura të fushatës së Le Pen-it, të cilat u shtypën para luftës në Ukrainë, shfaqnin ende një foto të saj duke buzëqeshur me Putinin, të cilin ajo e takoi në vitin 2017. Por dënimi i saj i shpejtë i pushtimit, arriti të tërhiqte vëmendjen e votuesve nga qëndrimet e saj të mëparshme pro-ruse.

Përshtati nga The Guardian, T.Çela Lapsi.al



17 Comments

  1. Po ça rreziku te ekstremit te djathte kur e majta ne fuqi e ka qelbur komplet? Keshtu si e kane shkaterruar keta vemje demokracine , le te vije edhe hitleri . me keq se keta nuk do ta bente . Demokracia ne bote eshte vene shume ne dyshim . Ky rend shoqeror eshte kalbur komplet .

  2. Franca perballe rrezikut te ekstremit te djathte…cila France?
    Shkoni ne Marseje , e keni gadi te pamundur te takoni nje francez.
    Shikoni ekipin kombetar te futbollit qe mba flamurin tre-kolor ne gjoks…
    Franca qe keni ne mendje nuk ekziston me…ne vend te saj me emrin e saj eshte nje Magreb+Afrike Qendrore.
    Pra, rrezik qe te trembe kete situate nuk mund te gjendet te asnje lloj ekstremi, sepse Ekstremi ka sot pushtetin ne ate qe meriton te quhet Republika e Afro+Magrebit

    1. Nuk je dhe aq i sakte, aktualisht Francezet perbejne rreth 60% te Frances, por pas nja 100 videsh do te jene pakice, po te vazhdoi kjo situate.

  3. Nga libri rreziku Anglo amerikan i shokut Enver e keni huazuar kete fraze? Rreziku me i madh i njerezimit sot jane Globalistet me ne krye Klaus Schwab dhe jo Le Pen qe e do vendin vet

  4. Nuk mundemi që në krye të PD të rikthejmë një figurë që është konsumuar dhe çfarë risie të sjelli më në PD. Nuk mund të shkoj pas një “non grate”, pasi vetë Berisha personat që kanë qenë “non grata-s” ka kërkuar që të largohen nga politika. S’mund të bëjm përjashtim për Berishën

  5. “sindronin e Stokholmit”! Nga ky sindrom vuajnë të gjithë shqiptarët. Të cilët qëndruan 45 vite nën reegjimin komunist të Enver Hoxhës, dhe për çudi i besuan drejtimin e të parës parti opozitare, e djathtë quhet, PD-në një komunisti 24 karat si Sali Berisha. Madje dhe kur e nxorën me armë më 1997, e rikthyen me votë në 2005, tetë vite më vonë. Pjesa tjetër është histori.

    1. Makron perfaqesuesi i globalisteve te Rockfelerit dhe Sorrosit, Le Pen perfaqesuese e ekstremit te djathte.
      Njeri mut, tjetri kake.
      Personalisht, ne se ska zgjedhje tjeter, do te preferoja kaken,mutin e provuam.

  6. po ben si rama.rreziku i frances eshte makroni e jo le peni.po cfare dini ju.ne qe jetojme ketu e dime me mire.makroni esht nje kastravec qe po e shkaterron kete vend.nuk kam votuar anje here dhe e kisha vendos te mos votoj.por per raundin e dyte dote votojme te gjithe si familje .do votojme marine le pen.

  7. Berisha u soll si pushtues me selinë e PD-së, gjë që ka acaruar jo pak ish-kryeministrin, i cili ka kërkuar llogari edhe për kërkesën e Alibeajt ndaj Gjykatës së Apelit për të njohur ndryshimet e Kuvendit të PD në 18 dhjetor 2021, të cilat ndër të tjera përjashtojnë automatikisht nga partia personat e shpallur “non grata”. Ky vendim godet direkt Berishën dhe nëse gjykata e pranon, ai përjashtohet nga PD

  8. Pa ramen dhe evropen jemi me mire. Le te qihen bashke evropianet me njeri tjetrin ta marrin dhe ramen bashke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *